Vehbi Dibra, hoxhë Shqiptar që i shërbeu atdheut

haxhi-vehbi-dibraVehbi Dibra, hoxhë Shqiptar që i shërbeu atdheut
Veprimtaria e tij atdhetare dhe fetare

Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit… Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, madje u zgjodh kryetar i Kongresit… Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipnisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës… Në Qeverinë e Parë të Shqipnisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë …

Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte… Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipnisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë… Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Muslimanëve Shqiptarë…. Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai që e përuroi Medresenë e Lartë në Tiranë…

Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari. Ka shkrue, ka botue shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botue në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë prej muajit tetor, 1923 deri në prill 1939… Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Ëoods, të Detroit-it, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin “Ç’urdhëron Kur’ani?” Janë të shënuara, kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljës së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha: “Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë.

Postime te ngjajshme