Ideologjia vrastare që bëri kërdinë në Arabi, tash këtë e do edhe në shqiptari

25589813_323331094848859_1431653262_n Çdo shtet i cili është prekur nga vehabizmi në lindjen mesme, ai vend ka përfunduar si mos më keq. Dekadencë, përçarje, dhunë, vrasje dhe terror, këto janë pasojat e vehabizmit dhe praktikimit të kësaj ideologjie primitive e vrastare që shkatërroi shoqëritë islame dhe popullin arab në përgjithësi. Vetëm në Irak dhe Siri, terroristët e ISIS-it, të indoktrinuar nga vehabizmi, kanë vrarë me qindra mijëra njerëz të pafajshëm, dhe kanë shpërngur miliona të tjerë, krejt kjo në emër të fesë islame. Gjurmët e qytetrimeve të lashta të Mesopotamisë së dikurshme, tani janë vetëm gërmadha që na përkujtojnë mizorinë e ekstremistëve vehabist.

Në çdo vend të lindjes së mesme që është prekur nga vehabizmi, aty ka mbizotruar primitivizmi, trazira dhe frika. Njëherit, shkaktari kryesor që shoqëritë arabe islame nuk përparojnë, është vehabizmi i cili ka degraduar shoqëritë dhe ka përhapur injorancën. Kjo ideologji e cila shkaktoi shkatërrimin e vendeve arabe islame, këtë mëton ta bëjë edhe në trojet shqiptare. Njerëzit e shitur të fesë kanë punuar dhe punojnë që vehabizmin ta përhapin sa më shumë në trojet shqiptare. Shoqëria duhet të vetëdijësohet, ngaqë dëshira e ekstremistëve por edhe e lëvizjeve tjera fetaro -politike, është që populli të përqahet, çkombëtarizohet dhe asimilohet. Është dëshmuar tashmë se vehabizimi është proces i degjenerimit shoqëror, i cili shkatërron çdo vlerë.

Literatura vehabiste në gjuhën shqipe është rrezik permanent për popullin dhe për sigurinë kombëtare, ngaqë procesi i indoktrimit me këtë ideologji vrastare do të vazhdoj të prodhoj ekstremist dhe terrorist. Duhet të jemi vigjilent dhe të mbrojmë interesin kombëtar mbarëshqiptar. FOLTASH do të vazhdoj demaskimin dhe delegjitimimin e vehabizmit dhe rrymave të tjera të dëmshme fetaro-politike, që në emër të islamit po mundohen të na asimilojnë dhe tjetërsojnë. Të bashkohdmi kundër rrymave ekstreme fetare që duan shkatërrimin e vendit tonë. Rilindasit dhe dëshmorët tanë u sakrifikuan për komb e atdhe, e jo të shndërrohemi në marioneta në duart e të tjerëve.
/foltash/

Postime te ngjajshme