Vehabizmi nuk të bën besimtar por të bën huligan dhe injorant

25589813_323331094848859_1431653262_nShumë të rinjë janë mashtruar nga imamët vehabist që shtireshin si pasues të devotshëm të suntetit të Muhamedit a.s. Në fakt, xhemati nuk ishin në dijeni se imamët e tyre vehabist ishin të devotshëm vetëm karshi kauzës vehabiste që financohej nga Arabia Saudite. Këta thirrës të shitur propaganduan vehabizmin duke proklamuar se po thirrnin në islamin e gjeneratave të hershme të myslimanëve. Në të vërtet, thirrësit vehabist përhapën urrejtje dhe mësuan xhematin e tyre të urrejnë cdo gjë qytetruese dhe të gjithë ata që nuk i përkisnin ideologjisë së tyre të sëmurë.

Në vazhdimësi është propaganduar dhuna, agresiviteti dhe huliganizmi, kinse për të mbrojur islamin dhe për të ngritur fjalën e Zotit. Një numër i madh i të rinjëve që ndoqën predikimet vehabiste dhe u besuan atyre, përfunduan si terrorist. Asnjë person që ka ndjekur ligjeratat vehabiste nuk ka mësuar fenë dhe nuk është bërë ma besimtar, përkundrazi, ata që kanë përqafuar vehabizmin janë shnërruar në huligan dhe injorant. Vehabizmi i mësoi njerëzit si të sillen si huligan me besimtarët, e madje edhe me prindërit dhe familjet e tyre. Huluganizmi nuk ka vend në fenë islame, fe, emri i së cilës do të thotë “paqe”.

Huliganizmin vehabist le ta praktikojnë beduinët shpellar që i shkatërruan popujt e tyre, se në shqiptari nuk ka vend për këtë ideologji mesjetare. Njëherit janë pikërisht këta huliganë vehabist që po e dëmtojnë islamin dhe shkaku i tyre myslimanët janë mbetur prapa me shekuj. Në cdo vend ku kanë vepruar huliganët vehabist, atë vend e ka kapluar mjerimi dhe dekadenca. Por trojet shqiptare nuk do të bien asnjëherë pre e huliganëve injorant që duan shkatërrimin e vendit tonë, për të cilin dhanë jetën shumë dëshmorë. Andaj ti themi jo injorancës dhe huliganizmit që sjellë vehabizmi.

Postime te ngjajshme