Vehabizmi nuk e ka të drejtën e autorësisë mbi Islamin

25593528_323331051515530_523378498_nQë nga paslufta, shumë thirrës kinse fetar filluan propagandimin e ideologjisë vehabiste. Meqë populli ishe i dërrmuar nga lufta, vehabistët shfrytëzuan rastin për të propaganduar dhe përhapur ideologjinë e tyre destruktive. Interpretimet e teksteve fetare nga ana e vehabistëve ishte ndryshe nga ajo që kishin mësuar populli me shekuj. Kurse imamët vehabist ngritën vetën dhe vehabizmin në atë masë, sa që pretendonin që fjala e tyre të bëhej ligj që duhej praktikuar nga besimtarët.

Imamët vehabist gjithmonë janë munduar ta paraqesin vetën e tyre dhe vehabizmin, si autor të islamit. Duke propaganduar atë që u shkonte për shtati në realizimin e qëllimeve të tyre, vehabistët deformuan normat islame. Interpretimi selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur’anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Njëherit, personat e tillë mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit. Këta individ, po ashtu pretendojnë se e dinë, se ku do të përfundojnë njerëzit në botën tjetër. Por Islami i vërtetë dhe burimor, i bazuar në ajetet kur’anore dhe porositë e të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s., na mësojnë se askush mbi këtë tokë nuk gëzon të drejtën e përcaktimit të shpërblimit apo ndëshkimit të njerëzve dhe parashikimit të gjendjes së tyre në botën e përtejme. Me fjalë të tjera, askush nuk ka monopolin mbi shpëtimin e pëjetësisë, ngaqë askush nuk ka qelësat e portës së xhenetit dhe amshimit.
/Foltash

Postime te ngjajshme