Ushtria siriane hyn në Guta duke e ndarë atë në tre pjesë

A man walks on the rubble of damaged buildings at the besieged town of Douma, Eastern Ghouta, Damascus, Syria March 5, 2018. REUTERS/Bassam Khabieh

Trupat siriane të shtunën pren qytetin më të madh në Gutan lindore nga pjesa tjetër e enklavës së mbajtur nga rebelët që tani është ndarë në tri pjesë, tha një monitorues. Ushtria ka kapur një rrugë që lidh qytetin e Douma me Harasta në perëndim dhe gjithashtu kapi qytetin Misraba, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. “Forcat e regjimit e kanë ndarë Gutan lindore në tri pjesë – Douma dhe rrethinat e saj, Harasta në perëndim dhe pjesa tjetër e qyteteve në jug,” tha monitoruesi i luftës në Britani. Një korrespondent i AFP brenda Doumës tha se bombardimet dhe sulmet ajrore po shqetësonin qytetin të shtunën. Të rrethuar nga forcat qeveritare që nga viti 2013, Guta është zona e fundit e mbetur e rebeluar pranë kryeqytetit. Të etur për të siguruar Damaskun, trupat qeveritare dhe milicia aleate janë mbyllur në enklavë që nga 18 shkurti dhe kanë mar më shumë se gjysmën e saj. Më shumë se 975 civilë, mbi 250 prej tyre fëmijë, janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur, sipas Observatorit

Postime te ngjajshme