Universiteti Al Ez’her në Kajro feston 1078 vjetorin e themelimit

fs440x440px-Al_Azhar_University_5Al Az’har Al Sharif  organizonë një festë masive sot ku do të marr pjesë edhe  Imami i Madh Dr. Ahmed Al Tajjib sheiku i Al Az’har Al Sharif dhe një numër dijetarësh, zyrtarë dhe udhëheqës të Al Az’har, me rastin e  1078 vjetorit të themelimit të Xhamisë Al Az’har, ky organizim bëhet çdo vit ditën e 7 të muajit të bekuar të Ramazanit .

Një numër ngjarjesh do të organizohen gjatë festës, duke përfshirë edhe hapjen e seminareve për ditën e hapjes së xhamisë së Al Az’har dhe faljen e parë të namazit të së premtes së parë, si dhe një turne në Xhaminë e Al Az’har ku do të përurohet një kënd për nder të Kudsit, një kënd për fëmijë, një kënd për rini dhe në fund në një kënd do të organizohet iftar i përgjithshëm.

Vlen të përmendet se xhamia Al Az’har është një nga xhamitë më të vjetra të themeluara në Kajro (361 AH, 972 pas Krishtit), e cila ishte xhami dhe  universitet në të cilin mësohen shkenca dhe dije të ndryshme. Numri i sdijetarëve që kanë qenë imam udhëheqës të këtij Universiteti që nga fillimi i tij është 48 imam. Muajin e kaluar Imami i Madh i Egjiptit Dr. Ahmed Al Tajjib Sheiku i Madh i Al Az’har, Presidenti Abdul Fattah Al Sisi i Egjiptit dhe  Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud përuruan restaurimin më të madh të bërë deri më tani xhamisë se Al Az’harit  gjatë historisë së saj prej më shumë se një mijë vjetësh.

Universiteti i Al Az’har Al Sherif tani numëron 87 fakultete mbi 15.155 Profesor dhe mbi 500.000 Student, studentët nga 107 shtete te huaja dhe 13.074 punëtor administrativ, pjesë e Universitetit Al Az’har janë edhe 6 Spitale, kohen e fundit ka hapur spitalin me te madh ne lindje te mesme i cili ka hapësirë prej 124.000 metra katror.

 

Postime te ngjajshme