Udhëheqësi ushtarak i SHBA-së kërcënon terroristët e ISIS-it me vdekje

694940094001_5625145911001_5625125309001-vsUdhëheqësi i lartë në ushtrinë amerikane ka lëshuar një paralajmërim të zjarrtë dhe grafik për të gjithë luftëtarët e mbetur të ISIS-it: ”Dorëzohuni ose përballuni me një vdekje të dhunshme në duart e forcave të koalicionit, të cilët do ta kryejnë detyrën e tyre duke përdorur ndonjë bomb ose dicka për t’iu arritur juve. Komandanti i Ushtrisë Majkëll Troxell, këshilltar i lartë drejtues i kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit, shpalli kërcënimin e tij të martën në Facebook dhe bëri komente të ngjashme gjatë një turneu të fundit të pushimeve me USO. “ISIS-i duhet të kuptojë se Forca e Përbashkët ka marë urdhrat për t’i asgjësuar ata. Pra, ata kanë dy opsione nëse ata vendosin të dalin kundër Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tanë: të dorëzohen ose të vdesin!” tha postimi. “Nëse ata vendosin të mos dorëzohen, atëherë ne do t’i vrasim ata me sulme të mëdha, qofshin ato me anë të ndihmës së forcave të sigurisë, duke i hedhur bomba mbi ta, duke i goditur ata në fytyrë, ose duke i mundur ata me mjetet tona hyrëse”. Postimi gjithashtu përmbante hashtagun # (ISIS_dorëzohuosevdis), (ISIS_SurrenderOrDie.)

Postime te ngjajshme