Triniteti Ekstremist

hreg;fb;n Teksti fetar është i pasur, fleksibël dhe përmban disa kuptime ; siç thonë dijetarët në shumicën e rasteve, a është kjo përparësia ajo që e bëri tekstin të shfrytëzohet nga grupet ekstremiste në të kaluarën dhe kohët e fundit? Ose çështja qëndron në natyrën e ekstremistit  që përpiqet fort të shfrytëzojë gjithçka që ai mund të shfrytëzojë, edhe nëse është një tekst i shenjtë?
Fakti është se çështja është e ndërthurur dhe nuk mund të ndahet nga njëra tjetra; ka mbivendosje dhe kohezion midis shkaqeve të ndryshme dhe motiveve të ndryshme që në fund të fundit formojnë mentalitetin dhe fanatizmin ekstrem dhe e shtyjnë atë, por e drejtojnë atë drejt fatit të zi që ne të gjithë e dimë.

  Nëse çështja është shumë e mprehtë, atëherë ne duhet ta ndjejmë shumë thellë për ta zgjidhur këtë problem, në mënyrë që të kuptojmë këtë proces kompleks që mund ta shtyjë dikë në ekstremizëm dhe terrorizëm dhe të kontribuojmë në parandalimin që kërkojmë për shoqëritë tona.

 Fillimisht, tekstet fetare janë të pasura dhe fuqishme, dhe nganjëherë e shfrytëzojnë këtë pasuri dhe fuqi për manipulim me këto tekste, aty ku mbart kuptime të shumta për t’i shërbyer interesave dhe bindjeve të tij dhe kjo nuk është i vetmi problem; por problemi kryesor qëndron në trajtimin e tekstit fetar dhe si ta paraqesim tekstin? A i njohin mekanizmat shkencore metodologjinë e përdorur në studimin dhe interpretimin e tekstit dhe nxjerrjen e provave nga ai? Ai a ka njohuri rreth shkencës e arabishtes dhe shkencave të tjera të  njohurive të mjaftueshme, te cilat e bëjnë atë të vetëdijshëm për atë që fjala përmban shumë kuptime dhe ajo që ka kuptimin e saktë?

  Të gjitha këto kushte shkencore – dhe shumë të tjerë – veprojnë si një “zyrtarë i trafikut” i cili ruan sigurinë  e qytetarëve, dhe ne kurrë nuk mund ta konsiderojmë të saktë interpretimin dhe promovimin e askujt para se të kalojmë përmes këtij mekanizmi sistematik shkencor; hulumtimit dhe dokumentacionit.

 Ndoshta problemi i ekstremistit qëndron në më shumë se një anë, duke përfshirë natyrën dhe personalitetin e saj, dhe një tjetër për kuptimin dhe trajtimin e vetë tekstit të shenjtë, duke përfshirë humbjen e ndjenjës së identitetit; natyra e ekstremistit gjithnjë tenton të bllokojë dhe të tjetërsojë, ose atë që mund të vendosim nën termin “jo tolerancë” tenton ta hedhë poshtë përparimin, duke e bërë atë një kërkim të përhershëm për një kthim në të kaluarën ose atë që ne mund ta quajmë “nostalgji”, e cila ishte një rast psikologjik i depresionit në të kaluarën, por rrëshqiti në epokën e “romanticizmit” dhe modernizmit për të shprehur kuptime pozitive, Ekstremisti është një person i sëmurë në të kaluarën, i cili refuzon të heqë mantelin e tij dhe nuk mund të përballojë botën e tij tokësore dhe hapësinore. Kjo e bën atë të thirret në personazhet e së kaluarës dhe disa nga ngjarjet e tij për t’i zbatuar ato në kohën tonë.

Ky person gjithmonë kërkon tekstet e shenjta për atë që ushqen ndjenjën e kënaqësisë me të kaluarën. Ekstremisti kundërshton modernitetin në mënyrë të sëmurë; ai fillon të sulmojë ambientin e tij dhe të përpiqet ta tërheqë atë në arenën e vjetër ku ai jeton. Nëse ai e heq mjedisin e tij dhe i refuzon prirjet e tij, ai fillon të shlyejë atë dhe të refuzojë të jetojë me të. Dhe pastaj duke kërkuar një mjedis inkubator që e pranon këtë ekstremizëm si të drejtën  e qartë, dhe pastaj fillon mekanizmin e zgjedhjes së teksteve të shenjta që ushqejnë ndjenjën e tij të përkatësisë në të kaluarën e thellë; dhe ta marrë Pejgamberin paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij si: “bekuar për të çuditshmit”, dhe ai do të mburret me krenarinë e tij në vetmin e tij, duke menduar se kjo është qëllimi i hadithit, kjo nuk ka nevojë për një shpjegim të hadithit sepse nuk zbatohet në asnjë mënyrë tek ekstremistët apo grupet e tyre!

Nga ajo që kemi thënë më parë, se fjala përmban shumë kuptime atëherë fjala “çuditshëm”   mund të zbatohet dhe përdoret për të gjithë njerëzit që e shohin atë si të çuditshëm, por rregullat shkencore dhe metodologjik që i kemi përmendur më herët e bën këtë frazë të vlefshme për një model të caktuar, por ekstremisti në këtë fazë zgjedh nga tekstet për të mbështetur pozicionin e tij dhe për ta publikuar atë dhe për të mashtruar njerëzit, dhe fjalët ndonjëherë janë të prishura dhe nganjëherë shtrembëruar në fraza; përkundrazi, është nxjerrë nga biseda të dobëta, në kundërshtim me metodologjinë që ai ua njofton ndjekësve të tij për refuzimin e tij për të nxjerrë në dritë fjalimin e dobët!

Ekstremisti nuk ka studiuar dhe nuk merret me metodologjinë e disiplinuar me tekstin, por e ka shfrytëzuar atë keq për interesat e tij personale dhe për të kënaqur egon e tij dhe sëmundjet e fshehura.

Me kthimin në humbjen e ndjenjës së identitetit, personi ekstremist humb busullën e identitetit të tij, mbetet i humbur në shkretëtirën e vetmisë vdekjeprurëse, të kapur nga dora e terrorizmit, dhe duke e ushqyer atë me një identitet fetar që në fillim, mban me vete përqindjen e nderit për mbarë botën, ekstremisti ndjen veten dhe e çmon vetëm atë plotësisht; siç kanë thënë  hebrenjtë: “Ne jemi bijtë dhe të dashurit e Perëndisë”, kjo ndjenjë e bën atë mbi njerëzit dhe fiton për vete të drejtën për të akuzuar njerëzit për mos besim dhe përdhosjen e gjakut dhe pasurive të tyre.
Ky trinitet (natyra e personalitetit ekstrem – keqinterpretimi i tekstit të shenjtë – humbja e identitetit), kur ndërthuren kjo prodhon një person të shtrembëruar që nuk e pranon të tashmen ose identitetin e tij, nuk mund të kuptojë trashëgiminë e tij dhe të kaluarën me saktësi.
Nuk është sekret që studimet psikologjike dhe sociale kanë  ardhur në përfundim se  luftëtarët e “ISIS” – për shembull – janë një grup të sëmurësh psikik.
Pyetja më e rëndësishme në këtë artikull e cila paraqitet fuqishëm është: A është ekstremizmi vetëm fetar? A është ekstremizmi i motivuar nga fanatizmi dhe obsesioni në zbatimin e tekstit fetar pa studimin e shpirtit fetar?             Ose ekziston një ekstremizëm tjetër që vjen si rezultat i refuzimit të tekstit fetar dhe heqjes dorë nga komplet, pa iu referuar metodologjisë shkencore gjithashtu ?!

Burimi: Al Az’har Observatory For Combating Extremisem

Nga Arabishtja :  Zuhdi  Hajzeri

Postime te ngjajshme