Thirrje për në xhennet

way_to_heaven-wideA dëshiron të jesh afër All-llahut xh.sh. ?

Pejgamberi a.s. thotë : “Robi më së afërmi me zotin e tijë është kur ai është në sexhde pra lutuni shumë ” ( transmeton muslimi).

A dëshiron shpërblimin e një Haxhi ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Umreja në Ramazan është e barabart me një haxh ose si haxhi me mua ” (Mutefekun alejhi).

A dëshiron një shtëpi në xhennet ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush ndërtonë një Xhami për hirë të All-llahut,All-llahu ia ndërton atijë një në xhennet si ajo ” (transmeton muslimi).

A dëshiron ta fitosh kënaqësin e All-llahut xh.sh. ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Vërtetë All-llahu është i kënaqur me robin e tijë kur ai hanë dhe  falënderon për të dhe kur pinë falënderon për të ” (transmeton muslimi)

A dëshiron të pranohen duat tua ?
Pejgamberi a.s. thotë : ” Duaja në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet ( pranohet)”(transmeton Ebu Dawudi )

A dëshiron të kesh shpërblimin e agjërimit të një vitit të plotë ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Agjërimi i tri ditëve të qdo muaji ka vlerën e agjërimit të gjithë kohës ” (mutefekun alejhi).

A dëshiron të mira si kodrat ?

Pejgamberi a.. thotë : ” Kush prezenton në xhenaze derisa ti falet namazi i xhenazës për të ka një “Kajrat” e kush prezënton derisa të vorroset për të ka dy ” Kajrat ” i është  thënëe qka është” Kajrat ” ? ka thënë sikur dy kodra shumë të mëdha” (mutefekun alejhi )

A dëshiron të jeshë në shoqëri me Pejgamberin a.s. në xhennet ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin sikur këta dy jemi në xhennet dhe ka bërë me shenjë me gishtin tregues dhe të mesëm ” (transmeton buhariu)

A dëshiron shpërblimin e luftëtarit ose falësit të namazit ose agjëruesit në rrugën e zotit ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Ai që shpejtonë në kërkim të ushqimit ose i varfëri janë sikur luftëtari në rrugën e All-llahut ose si falësi i namazit ose agjëruesi që nuk hanë” (mutefekun alejhi)

A dëshiron ta garantoj Pejgamberi a.s. xhennetin ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush më garanton atë qka ka në mes të nofullave dhe në mes të këmbëve ia garantoj xhennetin ” ( mutefekun alejhi ).

A dëshiron që të mos ndërpriten të mirat tua edhe pas vdekjes ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kur të vdes biri i Ademit ndërpriten të mirat  e tijë përveq nga tri punë,Sadakaja ose dituria e cila sjellë dobi ose fëmiu i  devotshëm që bën dua për të ” ( transmeton muslimi).

A dëshiron një depo nga depot e xhennetit ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” La Hawle We la Kuwete ila Bilah ” ( mutefekun alehji )

A dëshiron shpërblimin e një faljeje gjatë një nate të plotë ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush e fal namazin e Jacis me xhemat sikur ka falur namaz gjysmën e natës e kush e falë namazin e Sabahut me xhemat sikur ka falur namaz tër natën ” (transmeton muslimi ).

A dëshiron ta lexosh një të tretën e Kur’ani për një minut të vetëm ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” (Kulhuwallahu ehad ) surja ihlas është sa një e treta e Kur’anit ” (transmeton muslimi).

A dëshiron të rëndohet peshorja e punëve të mira tua ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Dy fjalë janë të lehta për gjuhën por të dashura për të gjithmëshirshmin dhe të rënda në peshore e ato janë :  subhanallahu we bihamdihi subhanallahi eladhim ” ( transmeton buhariu )

A dëshiron të shtohet rrizku ytë dhe të zgjatet jeta ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush dëshironë të zgjerohet rrizku i tijë dhe ti zgjatet jeta e tijë le ti përmirëson marrëdhënit me të afërmit e tijë ” ( transmeton buhariu )

A dëshiron që All-llahu të dojë të takohet me ty ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush dëshironë takimin me All-llahun,All-llahu e dëshironë takimin me të ” ( transmeton buhariu )

A dëshiron që të ruaj All-llahu ty ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush e falë namazin e sabahut është nën mbrojtjen e All-llahut ” ( transmeton muslimi ).

A dëshiron të përshëndetë All-llahu ty ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush më ( dërgon salavat) përshëndet mua një herë All-llahu atij i dërgon dhjetë herë ” (transmeton muslimi ).

A dëshiron që të ngritë All-llahu ty ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Nuk ka një përson që të jetë modest për hirë të All-llahut e të mos e ngritë atë All-llahu ” (transmeton muslimi ) .

A dëshiron të jetë largësia në mes teje dhe zjarrit sa ecja shtatëdhjetë vite ?

Pejgamberi a.s. thotë : ” Kush agjëronë një ditë për hirë të All-llahut e bënë All-llahu që largesia në mes tijë dhe zjarrit të jetë shtatëdhjetë vite largë “( mutefekun alehji).

Përgatiti :    ZUHDI  HAJZERI

 

Postime te ngjajshme