Thirrja për vrasje nuk mund të jetë thirrje e Zotit

25593528_323331051515530_523378498_n Jo rrallëherë ndodhë që citatet Kur’anore të shkëputen nga konteksti dhe kjo ka bërë që grupe të caktuara të prodhojnë konfuzion në masën e gjerë. Përmes kësaj forme të nxjerrjes dhe interpretimit të citatit shumëherë ndodhë që gjykohen njerëzit si të dalur nga besimi e që në një variantë të këtillë lejojnë vrasjen apo mbytjen e tij. Ka raste dhe momente që citatin Kur’anor e (bekare 191“ Luftoni ata kudo që i gjeni…” e llogarisin si diqka që është vullnet i Zotit që njeriu të ketë mision vetëm vrasjen në këtë botë, mendim ky i çuditshëm dhe shtazarak. I nderuar, mere citatin të plotë dhe mos shkëput vetëm ca shkronja për të errësuar opinionin. Për të kuptuar qartë citatin në fjalë të kaptinës Bekare nr 191, domosdoshmërisht duhet të kthehemi në kaptinën e njëjtë në citatin nr 190. Citati paraprak nr 190 Luftoni… nuk thotë mbytni, por luftoni ata që vijnë drejt jush për t’ju luftuar dhe mbytur, pra vetëmbrohuni e mos sulmoni, mos bëni agresion ndaj askujt. Zoti nuk i do ata që bëjnë sulm, agresion, qofshin musliman apo jomusliman. Citati thotë” Zoti nuk i do ata që sulmojnë, kushdo qofshin ata dhe cilitdo besim t’i përkasin ata.

Pra citati vijues nr 191 ka qëllim në kontekstin e tij paraprak, luftoni ata që ju luftojnë por ju mos sulmoni, mos bëni agresion dhe sulm ndaj askujt, përderisa nuk ju sulmojnë për t’ju vrarë, … dëboni ata siq u dëbuan ata juve… pra kanë ardhur në vendin tënd dhe u ke siguruar mikëpritje, por ata të dëbuan, në momentin e parë dëboj ata nga shtëpia juaj sepse ishte e juaja kur ata ju dëbuan. Lexoje, analizoje dhe vështroje citatin 191-192 që ka synim vetëm vetëmbrojtjen e assesi sulmin dhe agresionin. Mos e interpreto citatin në emër të xhihadit që bën thirrje për sulm, vrasje të secilit që nuk i përket besimit tënd. Assesi citatet Kur’anore nuk thërrasin që të shkohet për të mbytur njerëz në vendet e tyre në emër të kinse një xhihadi e që në realitet është interpretim i errët. Në asnjë variant mos u thirrë në citatin 191 të nxjerrur nga konteksti, por vështroje citatin paraprak nr 190, sepse shkëputja dhe nxjerrja nga konteksti në citat, ka bërë që të krijohet opinioni se Islami thërret të vriten kushdo dhe secili që ka besim ndryshe, e që në realitet është e kundërta.

Ti mos e mendo të errëtën, por bashkoj dy citatet e mos ndajë mes tyre, sepse kështu je duke krijuar konfuzion dhe nxitje për dhunë. Ne nuk kemi asnjë argument historik që Muhamedi a.s. ka bërë ndonjë agresion ndaj ndonjë fisi apo besimi ndryshe. Ai u dëbua nga Mekkeja por kur u kthye në atdhe, nuk i bëri robër, nuk i përdhunoj grtaë e tyre dhe nuk cenoj pasurinë e tyre, përkundrazi ai solli sigurinë, paqen dhe bashkëjetesën me të gjithë. Besimtarët thirren që në asnjë mënyrë të mos hyjnë në shtëpitë e jomuslimanëve, nëse jomuslimani të thotë largohu nga shtëpia e tij, ti ke detyrë si musliman që pa asnjë debat dhe polemikë të kthehesh, në këtë mënyrë ke garantuar të drejtën e tij.

Besimtari mysliman është i obliguar të respektojë dhe çmojë familjen, autoritetin, besimin, pronën dhe sigurinë e kujdo qoftë e që jeton në pronën dhe atdheun e vet, edhe poqese jeton në një shoqëri me shumcë muslimane, jomuslimani ka drejtën e tij njësoj. Mendojmë që secili duhet t’i flasë arsyes dhe nuk ka asnjë arsye të shfryjë mllefin ndaj tjerëve duke përdorur Kur’anin. Përkundrazi, para vetes kemi citatin: Kushdo le të besoj e kushdo le të mos besoj… Mllefi, urrejtja, zilia dhe armiqësia që shpie në vrasje, nuk mund të jenë thirrje e Zotit e as mision i të Dërguarve të Tij

Postime te ngjajshme