Të rinjtë të shqetësuar nga mbulimi mediatik i sulmeve terroriste

_103770850_policegun Mbulimi mediatik i sulmeve terroriste dhe ekstremizmi mund t’i lënë të rinjtë në ankth dhe me një frikë të ekzagjeruar për t’u bërë viktima, thonë studiuesit. Një studim i qëndrimeve të 11 deri 16 vjeçarëve zbuloi se terrorizmi shihej si një shqetësim më i madh sesa çështje të tilla si ngacmimi, racizmi, mizoria ndaj fëmijëve apo shqetësimet për të gjetur një punë. Më shumë se dy të tretat shprehën frikë për kërcënimin e terrorizmit. Raporti sugjeron që fëmijët mund të kenë një pamje “të shtrembëruar” të niveleve të rrezikut. Raporti, nga firma hulumtuese e marketingut Childwise, e cila studion përdorimin e mediave në mesin e fëmijëve dhe të rinjve, gjeti nivele të larta ankthi rreth kërcënimit të dhunës nga terrori, ekstremizmi apo lufta. Reza Gholami, një sociolog nga Universiteti i Birmingham, tha se përgjigjet, nga një studim i më shumë se 1.500 të rinjve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, treguan nivele “shqetësuese të larta”. Sulmet terroriste kanë qenë të theksuara në lajme në të gjitha format e mediave, por “ne dimë shumë pak për atë se si kjo ndikon te të rinjtë në një kohë më afatgjate”, tha ai.

Pjesa më e madhe e informacionit që u është dhënë fëmijëve rreth terrorit ishte indirekte apo nga raportet e lajmeve – komentet e dëgjuara nga të rriturit ose të gjeturat në mediat sociale. Studimi zbuloi se pothuajse katër në 10 të rinj kishin frikë, sepse mendonin se ata vetë mund të ishin viktima të terrorit. Ngjashmëria e dukshme e sulmeve – dhe si një vajzë u përgjigj, për shkak se “të pafajshmit po lëndohen” – dukej të rriste angazhimin emocional midis të rinjve me histori të tilla. Drejtoresha e hulumtimit Helena Dare Edwards sugjeroi që të rinjtë të dëgjojnë për efektet e një sulmi terrorist ose të dëgjojnë paralajmërimet e sigurisë, por ata nuk e kanë mundësin e kuptimit më të gjerë që një i rritur mund të ketë, për ta vënë atë në kontekst si duhet. Ajo thotë se mund të ketë një element të “frikës së të panjohurës”.

Postime te ngjajshme