Të pendohet ose të vritet apo Nuk ka dhunë në fe

21458580_275983879583581_1954432129_oLexuesi me të drejt mund të pyes:Nuk e kemi të qartë se cilën rrugë duhet ndjekur; Kur’anin që thotë se: Nuk ka dhunë në fe apo dijetarët si Ibn Tejmijje që thotë ose të besojnë ose të vriten apo ose të pendohen ose të vriten. I tillë ishte ibn Tejmije, i pari që solli idenë e lejimit të vrasjes së njerëzve apo kushtëzimit të tyre. Ose me mua ose kundër meje. Në shkrimet dhe fetvatë e tij janë më se 400 çështje për të cilat ai kushtëzon: Ose pendohu ose vritesh-mbytesh. Por ne do ishim të lumtur sikur këto fetva të tij vërtetë të jenë të shpikura dhe të shkruajtura nga ndonjë dorë tjetër. Duam që studiuesit dhe hulumtuesit e mirëfiltë të konstatojnë këtë. Ne nuk e gjykojmë personin sepse koha e tij tanimë është e kaluar, por gjykojmë planprogramet mësimore dhe fetare që edhe më tej burim të mësimeve kanë : Të pendohet ose të vritet. Sipas kësaj logjike, personi në secilën përzgjedhje është në xhehenem. Kuptohet nëse nuk pendohet.Por Kur’ani nuk e thotë këtë. NUK KA DHUNË NË FE, është një citat i përgjithshëm Kur’anor dhe i qartë që nuk ka nevojë për koment apo interpretim të thellë. Njerëzimi e sidomos besimtarët musliman kanë përzgjedhur Kur’anin e jo ibn Tejmijen dhe mësuesit e sojit të tij. NUK KA DHUNË NË FE…

/foltash/

Postime te ngjajshme