Të ndaluara më parë nga dijetarët e që papritmas u bënë të lejuara

66e40ec49ba9ca439d205f9018a2ac02Unë jam shumë i kënaqur me lajmin se gratë saudite janë lejuar për të vozitur makinat, por ajo që ka tërhequr vëmendjen time ishte një postim i përdoruesve në Twitter në lidhje me vendimin, duke thënë: “Vozitja e veturës për gra është haram, apo jo?” Në të vërtetë, kjo është promovuar nga Sheikët e Mëdhenj të Saudisë. Këta thirrës kanë bërë jehonë me dekada të tëra që voztja e makinave për gra është e ndaluar në Islam, sepse ajo hap derën për një person që të shkoj tek e ndaluara.

Në momentin që gruaja mund ta vozis makinën e saj pa personin që është mahrem kjo mund të hapë derën për të që të bjerë në mëkat. Prandaj, vozitja e grave nga këndvështrimi i tyre ishte haram. Por papritmas Mbreti Selman lëshoi një urdhër që u dha grave këtë të drejtë, dhe hoxhollarët e tyre e bekuan vendimin! Harami papritmas u shndërrua në hallall? A është ndryshuar Islami? Apo ndryshoi mënyra jonë e të menduarit dhe të kuptuarit të Islamit? Askush nga ne nuk e di se shumë nga ato gjëra që ne i bëjmë në baza ditore, ishin gjëra të ndaluara në të kaluarën, dhe shumë gjëra që ne sot i shohim si Haram, kanë qen hallall i plot në të kaluarën. Në të vërtetë, debati mbi vozitjen e makinës nga ana e gruas është një përsëritje e qëndrimeve të ngjashme me të kaluarën. Për shembull, a ju pëlqen kafeja? Unë personalisht nuk e filloj punën time të përditshme deri pas pirjes së një kafeje. Por a e dini se kafeja ishte e ndaluar nga hoxhollarët dhe nga fetvatë e Hixhazit dhe të Egjipt për shumë vjet?! Po, në shekullin e gjashtëmbëdhjetë kafja u zhvendos nga Jemeni në Hixhaz. Guvernatori i Mekës, princi Memluk kishte vërejtur disa njerëz të Hayır Beut që u mblodhën për të pirë kafe, dhe ajo e kishte shqetësuar atë.

Pastaj i urdhëroi të gjithë Dijetarët e Mekës, ta ndalojnë pirjen e kafes. Argumenti i tij ishte se “kafja e korrupton mendjen dhe trupin e njeriut”. Ata u mbështetën në faktin se kafja e ndryshon gjendjen shpirtërore, njëjtë sikur ndryshimet e verës që e ndryshojnë dhe prandaj është e ndaluar të pihet vera (alkooli). Infeksioni për ndalimin e kafesë kishte arritur më vonë edhe në Egjipt, dhe arriti deri në masën sa që kur burrat e sigurisë ia kishin mësyrë rrugës për në kafene, kjo kishte shkaktuar trazira në Kajro. Edhe Stambolli u privua më pas për pirjen e kafes dhe kjo u konsiderua si një haram apo e ndaluar. Kësaj krize i erdhi fundi pas emërimit të një myftiu të ri të shtetit osman, që lëshoi një fetva për të legalizuar pirjen e kafes!

Në të vërtetë, leximi i kujdesshëm i historisë e zbulon qartësinë relative të hallallit dhe të haramit në shumë mënyra. Kështu pra qëndrimet e Klerikëve dhe fetvatë e tyre ende ishin të ndikuar nga kultura e popullit të tyre dhe kultura personale e kohës së tyre. Prandaj, thirrja e shumë novatorëve dhe mendimtarëve që të rishikojnë dispozitat e fetvave të shumta, dhe të ri-kuptuarit dhe interpretimi i disa teksteve në përputhje me kohën tonë, është një ftesë që meriton ta marrim seriozisht dhe me shumë respekt!

Postime te ngjajshme