Të kundërshtosh terroristët nuk është dalje nga feja, përkundrazi është mbrojtje e fesë

25593528_323331051515530_523378498_n Njerëzit, një pjesë e madhe e tyre thonë që ne jemi besimtarë por nuk duam të njollosemi me ata që e kanë njollosur fenë. Kur’ani është Libër i shpallur Muhamedit a.s.: “Ne të dërguam ty për mbarë njerëzimin, përgëzues e qortues” [Sebe 28] Mbështetur në këtë citat Hyjnorë, është detyrë e secilit besimtarë musliman që këtë t’ua kumtojë njerëzimit mbarë, duke u ofruar atyre në mënyrën më të mirë të mundshme, të civilizuar dhe me mentalitet të kohës dhe vendit. E assesi në mënyrë vulgare, ofenduese e poshtëruese. Zoti i Madh, njerëzimin e ka krijuar nga një mashkull e një femër, duke konstatuar që më i miri është ai që është më i ruajturi dhe më i kujdesshmi në raport me njerëzit. Kur’ani ka bërë thirrje për dialog dhe diskutim me ithtarët e librit, të krishterët e hebrenjtë. Kjo do të dëshmonte moralin hyjnorë me të cilin frymëzohet besimtari musliman.

Gjithashtu edhe midis besimtarëve Islam, Kur’ani thërret për mirëkuptim dhe dashuri e jo dhunë e agresion. Të kundërtën e kësaj po e veprojnë grupe terroriste dhe radikaliste e të cilat po fshihen nën petkun e Islamit, për të kërcënuar muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Ata duke futur frikën në zemrat e të gjithëve, vetëm sa janë duke e njollosur Islamin dhe vlerat e tij të urta dhe të cmuara. Terroristët vranë pjesëtarët Islam, të voglin e të madhin, të sëmurin e të shëndoshin, nuk dalluan askend, krijuan tollovi e përplasje në tokë e të cilën e bën vend të gjakderdhjes dhe lotëve të mjerimit. Besimtarët musliman anekend botës e në theks të veqantë tek ne Shqiptarët, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të qëndrojmë larg cdo organizate e cila synim ka cenimin e jetëve të njerëzve, pronave të tyre, nderit dhe ardhmërisë. Kundërshtimi i ekstremistëve dhe terroristëve nuk është dalje nga feja, por është mbrojtje e fesë nga ata që e njollosën dhe e njollosin në vazhdimësi.

Postime te ngjajshme