Të jesh ekstremist do të thotë të jesh antikombëtar

44382221_597677267314658_7838986906351173632_nIdeologjitë ekstremiste bënë që shumë tru-shpëlarë t’i bashkangjiten radhëve të organizatës terroriste ISIS. Shumë të rinjë të devijuar dhe të mashtruar nga thirrësit ekstremist, shkuan dhe u bënë pjesë e kasaphanës që ISIS e quante luftë të shenjtë. Këta individ ia kthyen shpinen vendit dhe kombit, e madje edhe familjeve të tyre. Për këta persona, ideologjia ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Pjesëmarrja e shqiptarëve në gjenocidin e ISIS-it ndaj popullit sirian, ka bërë që të njollosemi si Shqipëri, si Kosovë, dhe si shqiptar në përgjithësi. Kjo njollosje i ka shkuar për shtati vetëm Serbisë, e cila mundohet që në arenën ndërkombëtare ta paraqes Kosovën si çerdhe të ekstremizmit dhe terrorizmit. Të indoktrinuarit nga ideologjitë ekstremiste, disa herë janë zbuluar duke planifikuar sulme terroriste edhe në Kosovë. Akoma ka individ që kanë komplotuar për ndërmarrjen e sulmeve terroriste në vendin tonë. Dhe kë kanë dashur ta sulmojnē dhe dëmtojnë? Kanë dashur të dëmtojnë popullin dhe vendin e tyre, për çka shumë dëshmorë dhanë jetën. Këto veprime nuk interpretohen ndryshe, veç se tradhti kombëtare. Njeriu duhet të jetë i çmendur që ta shkatërroj popullin dhe vendin e tij. Shpëlarja ideologjike e trurit ka sjellur ekstremistët deri tek çmenduria që të dëmtojnë vendin, kombin dhe popullin. Andaj për ata që vendosin ideologjitë vrastare para vendit, kombit dhe madje edhe para familjeve të tyre, themi se këta individ janë djajë në fizionomi të njeriut. Ekstremistët me mendësinë e tyre tē sëmurë dhe përmes ideologjive djallëzore, po mundohen që të kamufluar me islam të çkombëtarizojnē shqiptarët dhe të na shndërrojnë në zombi që jetojnë e punojnë vetëm për kënaqësinë dhe interesat e shpellarëve ekstremist. Për këtë edhe themi se të jesh ekstremist do të thotë të jesh antikombëtar.

Editorial – Foltash

Postime te ngjajshme