Të jemi besimtarë e jo sektarë, nuk na duhet sektarizmi i askujt

25589813_323331094848859_1431653262_nSecili besim i shpallur nga Zoti përmbanë në vete elemente të paqes dhe thirrjes për nashkjetesë dhe respect midis popujve pa dallim përkatësie etnike apo ideologjike. Parim bazë i besimeve apo ithtarëve të librit është paqeja dhe mirëkuptimi midis njerëzve. Asnjë besim nuk ka bërë thirrje për vrasje dhe konflikte midis popujve. Me involvimin e thënieve njerëzore si bazë e besimit, bota e këtyre besimeve ka filluar të shndërrohet në një diqka të re dhe larg besimit të shpallur. Pas përfundimit të shpalljeve nga Zoti, njerëzit e disa besimeve filluan të ngrisin besimin e tyre me thënie dhe fjalë që i atribuonin Krijuesit, I cili veq kishte përfunduar mesazhet dhe thirrjet e Tij. Lufta, konfliktet dhe përplasjet në botën e trazuar arabe, filluan në disa dimenzione, atë ekonomik, strategjik por edhe fetar e sektarë. Shoqëria njerëzore është ndërtuar mbi bazën e kombeve-popujve të një gjuhe, gjaku, zakoni dhe tradite si dhe banorëve të përhershëm dhe historik. Ndërhyrja e njerëzve të fesë në çështje politke duke e përdorur fenë për synime të ngushta, ka bërë që konflikti arab i papërfunduar dhe i gjatë të mos marrë fund dhe nuk i shihet fundi. E keqja e saj është se ta klerikë fetar arritën që të shtrijnë problemet sektare dhe ideologjike edhe në vendet tjera me shumicë muslimane, duke u krijuar teren të përshtatshëm për një bombë të kurdisur e në emër të sektarizmit të mbuluar nën hijen e Islamit. Sektarizmi arab dhe fetar ka bërë që sot të ketë shumë paqartësi mbi realitetin e fesë, ka bërë që njerëzit besimtarë të deri djeshëm të vihen në dilemë dhe shumë gjëra tjera. Dijetarët dhe njohësit e fesë, kushdo qofshin ata dhe ngado që janë, me thëniet e tyre duhet të kenë të qartë se ata nuk janë të deleguar të Zotit që të flasin në emër të Tij. Dijetarët fetar duhet që të kumtojnë vetëm ate që shkruan në Librin e Krijuesit dhe në veprimet e të dërguarve të Tij. Asnjë i dërguar e as Muhamedi a.s, nuk ndanë njerëzit në baza sektare, ideologjike apo tjera. Njerëzit para Zotit janë të njëjtë dhe të barabartë dhe më i miri prej tyre është ai që është më i ruajturi nga mëkatet e mëdha. Andaj mos krijoni kauza të paqena, mos krijoni kauza sektare si dhe mos e njollosni fenë dhe besimin me ëndërra të atyre që ende mendojnë se e përfaqësojnë Zotin. Neve aspak nuk na intereson sektarizmi i njerëzve që ende kanë mentalitet dhunues, nuk na duhet modeli i askujt që në vend të vullnetit për t’i shërbyer kombit, duan t’na ofrojnë modelin e sektarizmit fetar. Aspak nuk na intereson se kush janë dijetarët që “përfaqësojnë” Zotin dhe flasin si të deleguar të Tij.

Postime te ngjajshme