Të ecet para duke u kthyer prapa, është e pamundur

36692328_10212362766723750_2348425002908385280_n Në një postim të tij në rrjetin social, profesori i shkencave islame dr. Xhabir Hamiti ka folur rreth mendësisë së avancimit te vetëdijes fetare Islame në trojet tona ku ka përmendur faktin që qëndrimi i kaluar fetar ishte i kohës dhe tani momenti është për të zhvilluar mendimin Islam.

Ja postimi i tij i plotë: Fatkeqësisht, një pjesë e studiuesve të mësimeve fetare islame në botë ende ka mbetur peng e pasimit të qëndrimeve dhe dekreteve(fetvave) fetare të shkollarëve të hershëm të Islamit, të cilat për kohën në të cilën jetojmë janë krejtësisht të pa zbatueshme dhe tepër de-mode . Kjo pjesë e proveniencës islame nuk është duke e kuptuar, se është e pamundshme që edhe sot të ecët përpara me mendimet tekstuale të dijetarëve të hershëm, pa një studim analizë dhe krahasim të opinioneve të tyre mbi bazën e kontekstit dhe rrethanave kohore.

Postime te ngjajshme