“Sulmet kundër muslimanëve të Arakanit janë të organizuara dhe sistematike”

OHCHR: Sulmet e egra kundër muslimanëve në Arakan të Mianmarit janë të organizuara, sistematike dhe të koordinuara, dhe synohet të ndryshohet struktura demografike e Arakanit”

thumbs_b_c_40ebe530921e698d6c5ab17e308b2f23GJENEVË (AA) – Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara (OHCHR) thotë se sulmet “e egra” kundër muslimanëve në Arakan të Mianmarit janë të “organizuara, sistematike dhe të koordinuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

Publikohet raporti i përgatitur nga zyra e OHCHR-së, përgatitur nëpërmjet intervistave në datat 14-24 shtator me 65 muslimanë të Arakanit, të cilët ndodheshin në kampet e refugjatëve të qytetit Cox’s Bazar të Bangladeshit.

Në raport thuhet se forcat e Mianmarit nuk po sulmojnë vetëm për t’i larguar muslimanët nga Mianmari, por që të ndalojnë edhe kthimin e tyre në shtëpi.

Në raport ku nënvizohet se njëra prej strategjive të sulmeve ndaj muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve fanatikë është përjetimi i traumave “fizike, emocionale dhe psikologjike” , thuhet se në të kundërtën me atë që dihet “operacionet e pastrimit” kanë filluar para 25 gushtit.

Gjithashtu u theksua se dhe se për këtë si objektiv po merren mësimdhënësit dhe liderët kulturorë dhe fetarë.

Në objektiv u morën xhamitë dhe Kur’ani Famëlartë

Kryetari i Misionit të OHCHR-së, në Mianmar, Thomas Hunecke, në një konferencë për media të organizuar për raportin në fjalë, duke folur për dramën njerëzore në kampet të cilat i kishte parë për 9 ditë tha se “Një gjë të tillë nuk e kam parë asnjëherë më parë.”

Hunecke, bëri të ditur se fshatrat e muslimanëve së pari sulmoheshin nga forcat e sigurisë së Mianmarit, ku pastaj shtëpitë e tyre digjeshin një nga një nga budistët fanatikë. Ai thekson se nuk kanë informacione të sakta për numrin e muslimanëve të vrarë në Arakan për shkak të pamundësisë së hyrjes në rajon.

Hunecke është shprehur se refugjatët me të cilët është takuar kanë thënë se “Qeveria e Mianmarit neve na thoshte ‘ju nuk i përkisni Mianmarit. Ju jeni Bengalë'”.

Kurse anëtarja e misionit të OHCHR-së në Mianmar, Karin Friedrich tha se “Personat me të cilët unë kam diskutuar thanë se ata janë marrë si objektiv për shkak të arsyeve fetare. Në disa deklarata u tregua se si objektiv janë marrë dhe janë djegur edhe xhamitë, që dhe është nënvlerësuar edhe libri i shenjtë Kur’ani-Famëlartë”. /foltash/

 

Postime te ngjajshme