Studimi- Ky është numri i shqiptarëve që kanë vdekur në betejën e ISIS-it

islamic-state-militantsVitet e fundit, të paktën 120 shqiptarë i janë bashkuar grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS), ku më shumë se 20 prej tyre kanë mbetur të vrarë në beteja, kryesisht në Siri.

Ky informacion u publikua gjatë forumit “Civil kundër Ekstremizmit”, mbajtur në qytetin e Shkodrës.

Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare për të luftuar ekstremizmin dhe vitin e kaluar ka miratuar një ligj që ndalon qytetarët që të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Shkeljet mund të çojnë në burgim për një periudhë prej 15 vjetësh.

Sipas studimeve të huaja, Ballkani është një zonë problematike përsa i përket anëtarësimeve në ISIS. Vitet e fundit, një numër i madh kosovarësh i është bashkuar Shtetit Islamik, falë edhe të ashtëquajturve ‘predikues të ekstremizmit’.

Postime te ngjajshme