Skllavërimi i bashkshorteve të xhihadistëve kosovar

25589813_323331094848859_1431653262_n Si bë që me qindra kosovar të përfundojnë në Irak dhe Siri, respektivisht të bëhen pjesë e organizatës famëkeqe terroriste ISIS?! Disa shkuan se i kishte tërhequr ideologjia e dhunshme ekstremiste, kurse disa ishin shkuar me shpresën se do të jetonin në një utopi islame. Dhe kështu euforia e mendjelehtëve dhe të manipuluarëve, bëri që sot të kemi në Irak dhe Siri familje shqiptare nga Kosova, gra dhe fëmijë për të cilët dijmë shumë pak rreth fatit dhe gjendjes së tyre. Shumë gra kosovare të xhihadistëve të vrarë, mbeten të veja dhe më fëmijë të vegjël.

Gratë e tilla pa përkujdesje janë marrë dhe janë skllavëruar nga ata që bashkëshortit e tyre dikur i quan vëllezër musliman. Terroristët i skllavëruan bashkëshoret e “vëllezërve” të tyre kosovar. E shndërruan gruan shqiptare në prona me të cilat bëjnë çfarë të duan me to. I shndërruan në skllave, meqë bashkëshortit e tyre mendjelehtë me vetëdije të plotë ua dorëzuan ato grabitçarëve vehabist. Atyre grabitçarëve që u zbulua se nuk e kishin dertin e islamit, sepse “xhihadi” i tyre ishte për të kënaqur epshet e tyre shtazarake. Tanimë gratë kosovare në Siri kanë parë gabimin tragjik që bënë bashkëshortit e tyre.

Disa prej grave kosovare shkuan me vullnetin e tyre kurse disa shkuan nga imponimi i bashkëshortëve të tyre tru shpëlarë nga përrallat vehabiste. Është e pështirë kur dëgjojmë për trajtimi çnjerëzor që terroristët i bëjnë grave në Irak dhe Siri. Këta përbindësh lejuan përdhunimin e grave në baza kinse fetare islame. Duke iu garantuar se do të kenë gra dhe vajza me bollëk, terroristët joshën të rinj nga mbarë bota për t’iu bashkangjitur ISIS-it. Dhe kështu me vrasje, krime të llahtarëshme e përdhunime, arritën të krijojnë ferrin në tokën e përgjakur që po e quajnë të shenjtë. Se çmenduria dhe ferri janë të shenjtë, këtë mund ta dëgjojmë vetëm nga ekstremistët. Sa e sa prindër vuajnë për fatin e fëmijëve, vajzave të tyre për të cilat nuk dijnë asnjë gjë? Rënkimet dhe lotët e tyre janë të pareshtura. Mallkimet do t’i përcjellin gjatë gjithë jetës ata që u bënë shkaktar për shkatërrimin e jetës së grave dhe fëmijëve. Dhe për këtë do të jenë të dështuar në këtë botë por edhe në tjetrën. /Editorial – Foltash/

Postime te ngjajshme