Si ndodhi që diçka që i thonin haram për një moment e bën hallall

21458580_275983879583581_1954432129_oU gëzova pa masë kur mora vesh lajmin që në shtetin tim tani e tutje edhe femra do ketë lirinë e saj për të pasur patent shofer dhe veturë, shkruan në twiter Esma 28 vjeçare nga Arabia Saudite. Por ajo u befasua kur asaj i komentoj një hoxhë saudit duke i thënë; mirë që je gëzuar, por mos harro që vozitja e veturës për femrën është haram-ndalesë sipas sheriatit Islam.

E filluam me këtë citim që paraqet dy palë të kundërta, pala e parë një femër që i gëzohet që më në fund iu lejua të vozisë dhe pala tjetër personin që është mësues i fesë dhe deklaron që sipas Islamit një gjë e tillë është haram e ndaluar. Por ajo që është interesant fakti që imamët e njohur të këtij shteti deri tani nxirrnin vendim fetar-Islam që ndalonin një gjë të tillë, duke mos pasur as edhe minimumin e argumentit për këtë.I vetmi argument që është edhe krejtësisht banal dhe qesharak është se nëse femra vozitë veturën, ajo rrugës mund të sprovohet dhe të bie në mëkat, pasiqë në rast të prishjes së veturës së saj në rrugë, asaj mund t’i ofrohet ndihmë nga një mashkull i cili do ta provokonte dhe eventualisht ajo do të bënte mëkatin.

Sauditët dhe një pjesë tjetër e botës arabe janë të njohur për qëndrime shumë kontradiktore. Diçka që sot është bërë përditshmëri dhe hallall-e lejuar te ata, në të kaluarën ishte e ndaluar, kurse diçka që sot është e ndaluar te ata, në të kaluarën e kishin të lejuar. Një argument i tillë është çështja në fjalë, a lejohet femra të vozisë?
Deri sot thonin haram, kurse për një moment mbreti i këtij vendi duke u tha që tani e tutje është hallall e lejuar, dhe ata që e kishin ndaluar këtë me shpejtësi i duartrokitën vendimit të mbretit. Sa për ilustrim dhe njoftim, edhe në Kosovë pas luftës një i shkolluar në shkollat e mbretit saudit kishte ndaluar në ligjëratën e tij vozitjen e veturës nga ana e femrës, ndërsa pas pak kohe familjarëve të tij u dha leje…Fetva sipas qefit.

 

Postime te ngjajshme