Si ndërlidhet vehabizmi me terrorizmin?!

25589813_323331094848859_1431653262_nPër ata që nuk e kuptojnë ndërlidhjen mes vehabizmit, radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, ju themi se vehabizmi është teoria ideologjike që nëpërmjet interpretimit rigjid dhe keqinterpretimit të teksteve islame, radikalizon besimtarët mysliman, për t’i shndërruar më pastaj në ekstremist, të cilët të frymëzuar nga demagogjia e thirrësve vehabist, ndërmarrin veprime të dhunshme dhe kriminale që çojnë deri tek terrorizmi. Në korrik 2013, Parlamenti Evropian në Strasburg e identifikoi vehabizmin si burimi kryesor i terrorizmit global.

Vehabizmi është bërë gjithnjë e më me ndikim, pjesërisht për shkak të parave saudite dhe pjesërisht për shkak të ndikimit të Arabisë Saudite nëpërmjet Mekës, vendi shpirtëror i gjithë besimtarëve të besimit islam. Arabia Saudite ka shpenzuar miliona në eksportimin e degës së saj radikalo-ekstremiste të islamit vehabi në komunitetet myslimane në perëndim që nga vitet 1960. Shumica e financimeve për përhapjen e vehabizmit janë bërë dhe bëhen përmes organizatave humanitare, ashtu siç nodhi edhe tek ne në Kosovë, ku shfrytëzua mjerimi i shqiptareve të dalur nga lufta për t’i indoktrinuar ata me ideologjinë vehabiste. Paratë vehabiste shkojnë për ndërtimin dhe operimin e xhamive dhe institucioneve arsimore që predikojnë vehabizmin.

Paratë shkojnë gjithashtu në trajnimin e imamëve; shtrirjen mediale dhe zhvillimin e sektorit të botimeve; në shpërndarjen e literaturës vehabiste, dhe dhënien e fondeve për universitetet dhe qendrat e ndryshme kulturore. Duhet të theksojmë se përkundër reformave kozmetike, monarkia e Arabisë Saudite mbetet e prapambetur dhe jotolerante. Freedom House pati botuar një raport mbi programin e rishikuar arsimor saudit, duke konkluduar se monarkia “vazhdon të përhapë ideologji urrejtje ndaj “pabesimtarëve”, që përfshinë të krishterët, hebrenjtë, shiitët, sufistët, myslimanët sunitë që nuk ndjekin doktrinën vehabiste, e të tjerët . ” Kjo ideologji nuk mësohet vetëm brenda Arabisë Saudite, por gjithashtu ajo eksportohet me entuziazëm edhe jashtë vendit. Në shumë vende të varfëra myslimane, zgjedhja është tani midis shkuarjes në një madrese të ekstremistëve apo mos shkollimit fare. Varfëria shfrytëzohet për të nxitur ekstremizmin dhe kjo ka përfshirë shumë vende myslimane.

Islami burimor, i cili shquhet për tolerancë dhe bashkëjetesë, nuk po mund të mbijetojë përballë cunamit të parave që derdhen në promovimin e fashizmit vehabist. Njëherit ky është një problem i madh që bota myslimane duhet të adresojë urgjentisht, një problem me të cilin edhe shoqëria kosovare është duke u ballafaquar që nga paslufta. Është vehabizmi ai i cili përçau familjet shqiptare, është vehabizmi ai që mbolli urrejtjen dhe jotolerancën në shoqëri, dhe është vehabizmi si i cili i dërgoi shqiptarët në Irak dhe Siri. Çdo vend që është prekur nga vehabizmi, ai vend dhe ajo shoqëri janë shkatërruar. Andaj t’i themi ndal kësaj ideologji vrastare që mëton shkatërrimin e vendit, kombit dhe popullit tonë. Ti kthehemi vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare me të cilat populli ynë është shquar gjithmonë. /foltash/

Postime te ngjajshme