Si i perçau vehabizmi familjet shqiptare!

25589813_323331094848859_1431653262_nPadyshim se vehabizmi është një ndër fatkeqësitë më të mëdha që shënon historia islame. Vehabizmi si ideologji, i perçau besimtarët mysliman në mbarë botën, e një ashtu edhe në Kosovë, Shqipëri e deri tek diaspora shqiptare. Me përhapjen e vehabizmit tek ne në Kosovë, filloi edhe hutia e besimtarëve ngase vehabistët praktikon një model “islam” qe ishte i panjohur për qytetarët tanë. Njerëz të paguar nga vendet arabe filluan propagandimin e vehabizmit që nga paslufta. Kjo ideologji e cila bënte një interpretim të ngurt të mësimeve islame dhe i keq intepretonte ato, arriti të instaloj një mendësi të dhunës, duke i bërë besimtarët të ngurt, agresiv e të dhunshëm. Ky transformim i besimtarëve të rinj në moshë, shkaktoi probleme për shumë prindër.

Prindërit e të rinjëve të indoktrinuar nga vehabizmi u ballafaquan me sfida të mëdha, por edhe dhimbje e pikëllim, ngaqë fëmijët e tyre më nuk i dëgjonin baballarët dhe nënat e tyre, por dëgjonin me bindje të verbër imamët vehabist që po i shndërronin të rinjtë në marioneta te tyre. Pak kohë pas shpëlarjes të mendjes së të rinjëve nga ideologjia vehabiste, filluan konfliktet familjare. Kjo ngjau ngase sipas mësimeve ekstremiste vehabiste, lejohej që të akuzoheshin njerëzit për mosbesim, vetëm pse nuk ishin vehabist, edhe pse ishin mysliman. Andaj të rinjëve që iu shpëla truri, filluan t’iu vërsuleshin me ashpërsi vetë prindërve të tyre, duke i quajtur ata “qafir” mosbesimtar. Shumë familje u përcanë dhe u shkatërruan shkaku i vehabizmit. Shumë të rinjë u hidhëruan dhe u ndanë nga prindërit e tyre. Pati edhe të atillë që ua kthyen shpinen krejtësisht familjes dhe vendit, duke marrur rrugën për Siri dhe Irak, për t’iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Pra filloi gradualisht me indoktrim nëpër mbledhitë fetare dhe në xhami, kurse epilogu ishte terrorizmi, lufta dhe vrasjet për hirë të një ideolojie destruktive që shkatërroi familje të shumta kosovare. Shumë babllarë dhe nëna mbetën pa bijtë dhe bijat e tyre, ngase fëmijët e tyre i konsideronin prindërit e vetë si pabesimtar dhe mohues të fesë. Kjo është “mirësia” që na i solli vehabizmi që nga paslufta. Urrejte, perçarje, dhunë, e pikëllim. T’i themi ndal mendësisë shpellare vehabiste, t’i themi ndal dhunës e perçarjes, dhe t’i themi jo ideologjive djallëzore që po shkatërrojnë familjet tona dhe rininë tonë. Populli shqiptar është tepër fisnik e i qytetëriar që të bie pre e mentalitetit beduino-shpellar.

Editorial – Foltash

Postime te ngjajshme