Shtohen mundësitë për rreziqet e terroristëve të ISIS në Evropë

4bps16560d67e718dz9_800C450Evropa është shprehur e shqetësuar nga shtimi i mundësive për zgjerimin e aktiviteteve të grupit terrorist ISIS në Evropë.

Një raport i “EUROPOL”-it jep edhe njëherë alarmin: Terroristët e  ISIS do të synojnë të kryejnë sulme në Euroje, ndërsa po përballen me disfata të mëdha në Lindjen e Mesme. “EUROPOL” shton se ata do të jenë të përgatitur për të zhvilluar taktika të ndryshme sulmesh: me bomba, rrëmbime apo grabitje në vendet që janë pjesë e koalicionit. Urdhri për veprim mendohet se do të jepet nga Libia. Raporti thekson faktin se, militantët e ISIS-it preferojnë “objektivat e buta, term me të cilin u referohen njerëzve të cilët nuk kanë mundësi vetëmbrojtjeje. “I ashtuquajturi ISIS ka frymëzuar njerëzit për të kryer akte terroriste”, thekson “EUROPOL”. Drejtori i “EUROPOL”-it, Rob Wainëright tha në një deklaratë se shkalla e kërcënimit tashmë është pranuar gjerësisht dhe rritja e bashkëpunimit në të gjithë Evropën ka sjellë arrestime dhe ka prishur shumë komplote sulmesh. Por, duke lënë vetëkënaqësinë mënjanë, ai tha se raporti i fundit flet për një rrezik të lartë, që kërkon më shumë punë.

 

Postime te ngjajshme