Shtëpia e Bardhë: Vendimi i sulmit kundrë Sirisë ende nuk është marë, të gjitha opsionet janë në tryezë

Donald Trump Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e konsideron udhëheqësin sirian Bashar al-Assad dhe aleatin e tij rus përgjegjës për një sulm të dyshuar kimik në Douma të mbajtur nga rebelët dhe ende po shqyrton një përgjigje, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën. “Presidenti mban Assadin dhe rusët përgjegjës për sulmin,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
“Të gjitha opsionet janë në tryezë,” tha Sanders kur e pyetën për një reaksion potencial të SHBA-së. “Vendimet përfundimtare nuk janë bërë në atë front.” Trump më herët të mërkurën paralajmëroi se “raketat do të vijnë” në përgjigje të mizorisë kimike të dyshuar në Siri. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk ka paraqitur një afat kohor për veprimin e mundshëm të Sirisë dhe se ai po liron një sërë opsionesh mbi Sirinë përveç një sulmi me raketa. Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se sulmi ajror i përmendur ngaTrump ishte një opsion për veprimin kundër regjimit Sirianë.

Postime te ngjajshme