Shqipfolësit anti-shqiptar përhapën ekstremizmin në Kosovë

25593528_323331051515530_523378498_nPeriudha e tranzicionit nga paslufta ishte mjaft e vështirë për Kosovën, vend të cilit iu shkaktuan shumë viktima dhe shumë dëme materiale. Duke patur parasysh brishtësinë e vendit, nga paslufta filluan propagandime të ndryshme ideologjike me karakter fetar islam. Nën pretekstin se po punohej për hirë të Zotit dhe në dobi të Islamit dhe myslimanëve, u propaganduan ideologji ekstremiste, që u treguan se ishin dëmsjellëse dhe ogurzi për vendin tonë. Shumat marramendëse që mbushën xhirollogaritë e shqipfolësve që janë shtirur vazhdimisht si fetar të pashembullt, bënë që ideologjitë fetare dhe rrymat fetaro-politike të shtrihen në mbarë Kosovën. Këto propagandime që bënë shpëlarjen e trurit të njerëzve, shumë kujt i kushtoi edhe me jetë.

Lëvizjet radikalo-ekstreme dhe lëvizjet fetaro-politike me ngjyrim islam, janë orvatur pandërprerë që të rrëmbejnë diskursin fetar tek shqiptarët në Kosovë. Keqinterpretimet e mësimeve islame dhe politizimi i fesë kanë luajtur rol destruktiv, duke u përpjekur që ta përçajnë popullin mes veti. Tendencat kanë qenë që të krijohen polarizime në shoqërinë kosovare, e cila edhe ashtu është ballafaquar me vështirësi dhe sfida nga më të ndryshmet. Mediat serbe edhe sot raportojnë se në Kosovë ka ekstremizëm të theksuar fetar, njerëz fundamentalist dhe radikal që përbëjnë rrezik për vendin dhe rajonin. Më e keqja e kësaj është se shqipfolësit propagandues ekstremist janë ata që iu dhënë material vazhdimisht qarqeve anti-shqiptare. Kjo na bënë të dyshojmë se këta propagandues kinse fetar, që thërrasin në islam të ngjyrosur ideologjikisht dhe politikisht, punojnë për armiqtë e kombit shqiptar. Me çorodtjen e mësimeve fetare, po synohet çkombëtarizimi i popullit shqiptar dhe asimilimi i tij në kombësi dhe kultura orientale nga lindja e afërt dhe ajo e mesme. Synim tjetër i këtyre shqipfolësve ‘fetar’, është edhe humbja e imazhit tonë në arenën ndërkombëtare dhe prishja e lidhjeve me miqtë tanë perendimorë.

Nga një popull evropian e perendimor, ektremistët tentojnë të na shndërrojnë në përbindësha anti-qyterues dhe anti-perendimor, të orientuar nga lindja dhe nga aleati i tyre, që është Rusia. Ne si popull nuk duhet të biem pre e axhendave ideologjike dhe fetaro – politike që synojnë zhbërjen e kombit dhe shtetit tonë. Duhet tu kundërvihemi fuqishëm, për t’ju treguar se ne jemi ata që gjithmonë kemi dhënë dhe japim çdo gjë për komb e atdhe, dhe nuk do të lejojmë që të manipulohet dhe abuzohet me ndjenjat fetare të askujt, e as që lejojmë cenimin e ardhmërisë së fëmijëve tanë. /foltash/

Postime te ngjajshme