SHPËRLARJA E TRURIT NËN PETKUN FETAR IDEOLOGJIK

25593528_323331051515530_523378498_nShpeshherë flitet rreth fjalës shpërlarje e trurit, por pothuajse në hapësirat tona pak është shkruar në lidhje me këtë fenomen.

Ne do të mundohemi që në pika të shkurta të sqarojmë pyetjen që vie se si mund të kuptojmë që na është shpërlarë truri, apo se dikujt i është shpërlarë truri?!

GRUPI: Me formimin e grupit që beson në një ideologji të caktuar dhe me fanatizëm mbron dhe legjitimon ideologjinë e strukturës themeluese. Zakonisht shpërlarja e trurit është një fenomen i kohës aktuale e që mbështjellet nën petkun fetar. Kështu duket forma, rruga dhe bindja e atyre që shpërlajnë trurin:

  1. Mësuesi i fesë, është gjithqka dhe se ai di të vërtetën hyjnore dhe se duhet nënshtruar vetëm mendimit të tij, qoftë edhe në çështje sekrete hyjnore.Mësuesin e quajnë lider të pakontestueshëm dhe të përsosur, sepse ka arritur të bind një grupim njerëzish në pikëpamjen e tij “absolute”. Përgjigjeja në këtë është e thjeshtë dhe e qartë,  mësuesi i fesë nuk është  pronar i revelatës-shpalljes hyjnore . Ky mësues që bën pjesë në grupimin ideologjik, duhet të di që ai nuk ka autorizim ekskluziv hyjnorë që të insiston në qëndrimin e tij ideologjik dhe nuk ka elemente hyjnore në asnjë variant.
  2. Përsosshmëria e ideologjisë, në këtë pikë krijojnë pikëpamjen e pakontestueshme se janë në rrugë të pastër dhe të vetëm si dhe kundërshtarë të çdo bindje dhe besimi ndryshe. Te kjo pikë, ata shohin të bardhën e të zezën, të mirën e të keqen. Besojnë se vetëm ata janë në të mirën e në të bardhën, tjerët janë në të zezën dhe të keqen.
  3. Nënshtrimi ndaj liderit ideologjik, ku e shohin prijësin si të pagabueshëm dhe të përsosur. Lideri fetar sipas tyre është i pakontestueshëm dhe përfaqëson vetëm të bardhën e të mirën.
  4. Shenjtërimi i liderit fetar, këta besojnë që lideri shpirtëror i tyre është i jashtzakonshëm dhe nuk pranojnë lider tjerë që kanë pikëpamje ndryshe edhe nëse ato i ka të drejta.
  5. Fjalimet, në deklarimet e tyre përdorin gjuhë të ashpër, të vrazhdë, ofenduese, nënçuese dhe kërcënuese. Fjalimi i tyre përshkruhet me përmbajtje të dhunës dhe agresionit. Kjo zakonisht ndodhë në mesin e atyre mësuesve fetar që nxisin ekstremizmin fetar dhe e shohin dhunën si mjet në realizimin e synimeve ideologjike, gjithëherë të mbështjellura në petkun fetar.
  6. Ideologjia është më e rëndësishmë se sa njeriu, Besimi, bindja dhe nënshtrimi ndaj ideologjisë është detyrim, sepse sipas tyre ideologjia është e shenjtë dhe duhet sakrifikuar për te.
  7. Shkatërrimi i tjetrit, kjo është forma më e rrezikshme e këtij grupi ideologjik që përdorin fenë për synime ideologjike. Në çdo mënyrë thërrasin për të shkatërruar secilin që u kundërvihet apo paraqet rrezik për ideologjinë.

Si përfundim: Nëse dikush e sheh veten e tij se ka këto pikëpamje apo se është radhitur në këtë grupim, atëherë duhet të di se ka të bëj me shpërlarjen e trurit të tij. Nëse e sheh veten se lideri fetar është i shenjtë dhe i përsosur dhe se duhet sakrifikuar për fjalën e tij në dëm të njerëzimit e për këtë e ndien veten krenarë, atëherë duhet të kesh të qartë se ke hyrë në një grupim të rrezikshëm për veten dhe shoqërinë si tërësi. FOLTASH

Postime te ngjajshme