Shkoi edhe një vit i larë me lotët e të pafajshmëve

26237089_10211007166114582_1062935196_oNë mes krimeve, llahtarisë dhe terrorit të kryer në emër të Zotit të Gjithmësirshëm, shkoi edhe nje vit i larë me lotët e të pafajshmëve.

 

Shkoi nje vit i tërë i larë me lotët e myslimanëve,

 

me lotët e të krishterëve,

 

me lotët e hebrenjëve,

 

me lotët e të bardhëve,

 

me lotët e afrikanëve,

 

me lotët e shqiptarëve,

 

Shkoi edhe një vit i larë me lotët e nënave, ngaqë s’ka kush i thërret më nënë, ngaqë s’kanë kënd e thërrasin birë.

 

Athua vallë duhet patjetër gjithë kjo vuajtje për të vërtetuar besimin dhe fetarinë?!

Athua feja, fjala e Zotit thërret në gjithë këtë padrejtësi, mizori e tirani?!

 

Jo asesi, por fundrrinat për qëllimet e tyre djallëzore, marionetat e djallit mundohen të çrregullojnë harmoninë që Zoti e krijoi në tokë.

Me përhapjen frikës, mizorisë dhe vuajtjes duan që njerëzit t’i dëshprojnë, që ata të humbin shpresën tek Zoti dhe zemërthyer të pranojnë fatin që tiranët kanë pregatitur për ta.

 

Zoti mund të na sprovoj, por asnjëherë të na harroj.

Zoti është me durimtarët dhe ata do t’i mëshiroj.

 

Por një ashtu herët apo vonë, ndëshkimi i Zotit do t’i kaploj mizorët.

 

Rënkimet e prindërve që mbetën pa ngrohtësinë e femijëve në krahrorët e tyre, lotët e jetimëve, mallkimet e të vejave dhe familjeve të shkatërruara, do të jenë shkëndijat e zjarrit që do djegin zemrat e nxira të tiranëve, ngaqë padyshim se Zoti do të marrë hak për robërit e Tij.

 

Lusim Zotin Fuqiplotë t’ua prishë komplotët tiranëve, t’i mëshiroj të pafajshmit, të dobëtit, të sëmurit, qofshin ata mysliman apo jomysliman.

 

Urojmë që viti 2018 të jetë vit i përfundimit të vuajtjeve të të pafajshmëve dhe të mbizotëroj paqja, dashuria dhe harmonia mes llojit nerëzor.

 

 

Redaksia – FOLTASH

 

 

Postime te ngjajshme