SHBA rrëzon avionin ushtarak sirian

avion-655x356Forcat ajrore amerikane kanë rrëzuar një avion të ushtrisë siriane, teksa sipas tyre, ky veprim u ndërmor për motive vetëmbrojtjeje. Zyrtarët e ShBA thanë se mjeti fluturues kishte nisur të bombardonte në afërsi të disa zonave ku qëndrojnë rebelët e mbështetur prej tyre dhe se ishin të detyruar të vepronin në mënyrë të tillë. Veprimi i fundit përbën përplasjen e parë ajrore mes palëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve.

Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar për herë të parë një avion ushtarak sirian, ndërsa ngjarja është përshkruar nga forcat amerikane si një veprim i ndërmarrë për qëllime vetëmbrojtjeje. Lëvizja e fundit pritet të përshkallëzojë edhe më tej tensionin që ekziston mes palëve. Në qëndrimin e publikuar, Departamenti i Mbrojtjes bëri të ditur se vendimi për të rrëzuar avionin ushtarak sirian u mor pasi ky mjet fluturues nisi të bombardonte territore në afërsi të bazave ku qëndrojnë rebelët e mbështetur nga ShBA, në qytetin e Rakas. Për t’u theksuar është fakti se përpara nisjes së ofensivës, drejtuesit amerikanë të operacioneve ushtarake në Siri njoftuan edhe homologët e tyre rusë nëpërmjet linjës së komunikimit që është krijuar për të shmangur përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre.

Që prej ardhjes në pushtet të Presidentit, Donald Trump, ky është sulmi i dytë i drejtpërdrejtë ndaj forcave qeveritare siriane. Më herët, amerikanët bombarduan një bazë siriane pas sulmit me armë kimike ndaj popullsisë civile, gjë që shkaktoi zemëratën e Sirisë por edhe të Moskës zyrtare si një nga aleatët kryesorë të Assad. Qeveria e Damaskut nga ana tjetër, e dënoi sulmin e fundit me pretendimin se forcat ajrore po angazhoheshin në një mision kundër Shtetit Islamik. Ndërkohë, me interes do të pritet të shihet mënyra se si do të veprojë Rusia përballë një veprimi të tillë./foltash/

Postime te ngjajshme