SHBA respekton marrëveshjen mes organizatave terroriste PKK/PYD dhe ISIS

thumbs_b_c_5003ea84047dfe1d0b567d9af8339fc7WASHINGTON (AA) – Zëdhënësi i Pentagonit Eric Pahon tha se SHBA nuk ishte palë, por se respekton marrëveshjen e fshehtë të cilën terroristët e PKK/PYD e arritën me terroristët e ISIS-it për tërheqjen e kësaj të fundit nga qyteti sirian Rakka, raporton Anadolu Agency (AA).

Pahon për AA tha se kjo marrëveshje mes dy oranizatave terroriste është një zgjidhje për problemet lokale.

Ai konfirmoi se forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga SHBA-të nuk kanë mundur të bombardojnë pozicionet e ISIS-it në Rakka për shkak të numrit të madh të civilëve dhe se në këtë kontekst, është mirëpritur marrëveshja për tërheqjen e terroristëve të ISIS-it, të arritur me grupin i cili në Siri paraqitet si SDG dhe është dega siriane e organizatës terroriste PKK.

“Marrëveshja kishte për qëllim mbrojtjen e civilëve në Rakka. Me aleatët nganjëherë nuk duhet të kemi pikëpamjet e njëjta, por ne i respektojmë kur gjejnë zgjidhje për ndojë problem”, tha Pahon.

Zëdhënësi i Pentagonit Pahon mohoi pretendimet e disa mediave se një delegacion i koalicionit ndërkombëtar për luftimin e ISIS-it ishte palë aktive në marrëveshjen e Rakka-s.

Sipas marrëveshjes të gjithë terroristët lokal të ISIS-it, familjet e tyre dhe civilët morën leje që deri në mes të muajit të kaluar të largohen nga Rakka dhe të tërhiqen drejt Dejrizori, por luftëtarët e huaj në radhët e ISIS-it refuzuan marrëveshjen. Pas konfliktit disa ditësh, luftëtarët e huaj u neutralizuan.

Reporterët e AA-së nga terreni në atë kohë raportonin se terroristët e PKK/PYD dhe ISIS pas negociatave një javore arritën marrëveshje të fshehtë për dorëzimin paqësor të kontrollit në Rakka, kurse më pas rrjeti britanik BBC publikoi lajmin për marrëveshjen e fshehtë.

Me këtë rast u prononcua zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër ISIS-it, Ryan Dillon, i cili tha se nuk bëhet fjalë për kurrfarë sekreti, por për një zgjidhje të një problemi lokal.

Në deklaratën e koalicionit thuhet se është arritur marrëveshje për evakuimin e civilëve. Dillon më 17 tetor përmes një video-konference raportoi Pentagonin se PKK/PYD për dy javë nga Rakka ka evakuuar 4.300 civilë dhe se janë dorëzuar 350 militantë të ISIS-it.

AA-Fol Tash

Postime te ngjajshme