Sa do të jemi të sigurt nga ekstremistët gjatë 2018-ës?

25589813_323331094848859_1431653262_nViti që lam pas ishte kritik sa i përket organizatës terroriste ISIS. Kalifati i vetëshpallur pësoi disfata të një pas njëshme, duke humbur kështu shumicën absolute të territoreve që dikur i mbante nën kontroll. Mirëpo rënia e ISIS-it në Irak dhe Siri ngre pyetje të tjera, si për shembull: çfarë do të ndodhë me këtë organizatë terroriste në ditën në vijim? Gjenerali amerikan, Paul Funk, komandanti kryesor i forcave të cilat luftojnë kundër Shtetit Islamik, tha se ISIS humbi 98 për qind të territorit të saj, por sipas tij ky grup terrorist mund ende “të veprojë nga hijet”, edhe pse humbi bazën e saj.

Disfata e terroristëve në lindje mund të jetë një kthesë për ISIS-in, ngaqë tani ekziston frika se ajo mund të riorganizohet në një organizatë sekrete, e cila do të mund të ishte shumë e rrezikshme për shoqërinë perendimore, por edhe për ne në Ballkan, ngaqë terroristët do të bëjnë përpjekje që të kenë shtrirje në mbarë botën. Njëherit ekziston shqetësim i bazuar se pjesa e ekstremistëve dhe luftëtarëve të cilët udhëtuan nga vendet perendimore drejt ‘Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë’ për t’iu bashkangjitur luftës atje, tanimë disa prej tyre mund të jenë kthyer në vendlindje. Duhet theksuar numri i luftëtarëve të huaj në ISIS nuk ishte aspak i vogël dhe nuk është diçka që duhet nënçmuar, ngaqë numri tyre arrijnë në disa dhjetëra mijëra.

Dhe këta persona janë të trajnuar për të terrorizuar. Po ashtu parashihet që ekstremistët do të fillojnë edhe strukjen e tyre në hapësirën virtuale, duke vënë nën thumb të rinjtë naiv me qëllim të radikalizimit, për t’i përdorur më pastaj për sulme eventuale. Këta persona janë ata të cilët konsiderohen si ‘ujqërit e vetmuar’, ngaqë mund të ndërmarrin sulme individuale të frymëzuar nga ideologjia ekstremiste e ISIS-it. Ishte shqetësues fakti që para dy ditësh një person i maskuar dhe me emblemë të ISIS-it, kishte publikuar në internet një selfie të bërë para muzeut të arteve në Nju Jork dhe atë me mbishkrimin ” Ne jemi në shtëpinë tuaj”. Dhe kjo erdhi pas kërcënimeve që kishin bërë terroristë për festat e fundvitit. Andaj për t’iu kundrëvënë këtyre terroristëve, vendet perendimore padyshim duhet të hartojnë strategji efikase.

Kurse e ardhmja do të jetë tepër sfiduese, kështu që një angazhim i gjithëmbarshëm do të jetë i domosdoshëm. Në këtë sfidë të vështirë që gjendet para nesh, vigjilencë e shtuar duhen të kenë edhe institucionet fetare islame të cilat janë përgjegjëse për organizimin e jetës fetare në shoqëri. Andaj shpresojmë që edhe ne si shoqëri mbarë shqiptare të reflektojmë kundrejt fenomenit të ekstremizmit, ngaqë neglizhenca eventuale do të na kushtonte shumë. /foltash/

Postime te ngjajshme