Rrymat fetaro-politike synojnë t’i bëjnë shqiptarët pikë e pesë

25593528_323331051515530_523378498_nShqiptarët njihen si popull fisnik,i cili gjithmonë e ka pasur prioritet çështjen kombëtare. Çdo herë që është cenuar vendi, shqiptarët pa dallim feje, armikut iu janë kundërvënë të bashkuar. Interesi i vendit dhe ai kombëtar kanë qenë gjithmonë në rend të parë. Rilindasit tanë kanë qenë mendjendritur, edhe pse në mesin e tyre ka pasur besimtar të konfesioneve të ndryshme fetare, e madje edhe prijës fetar të religjioneve të ndryshme, ata gjithmonë kanë qenë unik përballë armikut. Asnjëherë nuk e kanë vënë religjionin para kombit, andaj edhe armiku nuk ka mundur t’i përçaj në këtë aspekt.

Fatkeqësisht sot ajo kohë i takon vetëm së kaluarës. Infiltrimi i ideologjive fetare në trojet shqiptare, ka arritur të shkaktoj dëme të mëdha. Vehabizmi dhe lëvizjet e tjera fetaro-politike kanë arritur që në masë të madhe të shkaktojnë polarizime në shoqëri, duke përçarë shqiptarët në mes vete në baza fetare. Ideologjitë fetare kanë arritur të fusin urrejtje në mes besimtarëve. Duhet ta diijmë se e tërë kauza “islame” që propagandojnë grupet e ndryshme, janë kauza fiktive dhe të paqena. Ato arsyetime përdorën për të përçarë shqiptarët mbi baza fetare. Duhet ta kujtojmë se krejt kjo përçarje po ndodhë duke ua mbajtur anën oligarkëve të pasur nga lindja, të cilët abuzojnë me ndjenjat fetare të besimtarëve. Besimtarët naiv nuk i dijnë planet errrëta gjeo-politike të “vëllezërve të tyre nga feja”. “Fetarët” nga lindja e afërt dhe ajo e mesme i duan shqiptarët të dobët e injorant, për të manipuluar me ta.

Ideologjitë fetare kanë arritur ta dëmtojnë unitetin që e kanë pasur shqiptarët para luftës. Rreth 400 persona shkuan dhe iu bashkuan organizatës terroriste ISIS. Si është e mundur që këtë organizatë ta duan më shumë se vendin e tyre. Kjo tregon se si indoktrinimi fetar, i bëri njerëzit ta mohojnë kombit dhe t’ua kthejnë shpinën vendit dhe familjes. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, rrymat ideologjike dhe fetaro-politike, i bënë shqiptarët pikë e pesë. Kjo përçarje iu konvenon vetëm armiqëve të kombit shqiptar, gjë që na bënë të dyshojmë se për kë po punojnë këta “fetar të devotshëm”! Andaj t’i themi ndal atyre që në emër të fesë po mundohen të na çkombëtarizojnë e asimilojnë. Të punojmē për atdheun tonë, të punojmë për shqiptari, se pa këto dy nuk ka as fetari./foltash/

Postime te ngjajshme