Rënia e ISIS-it dhe shëndrrimi i saj në një organizatë sekrete

 

afghanistan-isis Ka të ngjarë që organizata terroriste ISIS të bëhet një organizatë e fshehtë terroriste e ngjashme me organizatat e përgjakshme të krahut të djathtë në Evropë. Qëllimi i  ISIS ishte në thelb të ndryshonte qeverinë e Bagdadit dhe të rivendoste pushtetin më shumë se një grup “xhihadist”, kështu që u ngrit në një lak të mbyllur, të udhëhequr nga ushtria dhe irakianët, por pas pushtimit të Mosul në qershor 2014 u bë mbyllja e lakit  dhe organizata ka humbur “gjendjen e trashëgimisë” dhe ka përfunduar fazën e “fuqizimit” dhe qeverisjes dhe duke mos ditur askush shumë të dhëna për këtë organizat terroriste, në mënyrë që organizata u kthye në pikën e fillimit.

Organizata u shndërrua në grupe të vogla, pasi ishte duke lëvizur në formën e “formacioneve” ushtarake, që do të thotë se do të kthehej në operacione duke goditura dhe duke ikur. Vlerësimet tregojnë se është e mundur që të kthehen për të kërcënuar qytetet dhe rajonet që kanë humbur, dhe kjo pritet. Organizata do të kthehet në strategjinë e saj të vitit 2011 duke kryer operacione terroriste për të destabilizuar qeverinë e Irakut, ndërsa në të njëjtën kohë duke e vendosur Evropën në një cak të organizatës për të kryer sulme vetëvrasëse, si “ujqër individualë” Problemi është aftësia e organizatës është për tu ripërtërirë dhe për të rivendos qelizat e reja, veçanërisht në rajonet perëndimore të Irakut më shumë se zonat në Siri, dhe kjo është konfirmuar nga eksperti për grupet ekstremiste Dr. Hisham al-Hashemi.

Pyetja mund të jetë: sa mirë mund  të mbushë boshllëkun qeveria irakiane dhe të miratojë politika të reja që nuk janë sektare dhe rajonale? Megjithë arritjet e forcave irakiane ne rivendosjen e reputacionit të tyre, sfida e grupeve ekstremiste dhe se organizata është ende në këmbë, ndoshta për shkak të dilemës politike në Irak. Organizatat “xhihadiste” mund të ekzistojnë vetëm në mes të një shteti të dobët ose të dështuar, që është më mirë se sa të shfrytëzohet mungesa e pushtetit. Shumë mund të përshkruhet e njejtë së bashku me al-Kaidën nga oportunizmi. Prandaj, mbijetesa e ISIS do të varet nga politikat e qeverisë së re të Irakut, se sa nga mundësia e ISIS që të ripërtërihet

 

Autor : Xhasim Muhamed –  Drejtor i Qendres Europiane për Studimet e anti Terrorizmit Gjermani&Holandë

Përktheu : Foltash

Postime te ngjajshme