Raporti i plotë i Departamentit Amerikan të Shtetit rreth terrorizmit në Kosovë

42282129_958764870973499_7888430930639978496_n-Byroja Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm

-Raportet e Vendeve mbi Terrorizmin 2017

-KOSOVA:

Përmbledhje: Kosova ka vazhduar të luftojë kërcënimin në rritje të terrorizmit në vitin 2017. Përafërsisht 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ose për t’u bashkuar me ISIS-in ose Frontin el-Nusrah, prej të cilëve rreth 74 janë të vdekur. Rreth 133 prej këtyre individëve janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten ende në këto zona konflikti. Ky numër përfshin 40 fëmijë të lindur nga qytetarët e Kosovës në zonat e konfliktit.

Qeveria vazhdoi të zbatojë strategjinë e saj gjithëpërfshirëse dhe aranzhoi planin e saj të veprimit për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm (CVE). Në vitin 2017, Qeveria hartoi strategjinë e saj të tretë kundër terrorizmit dhe planin e veprimit. Ministri i Brendshëm mori në nëntor rolin e Kordinatorit Kombëtar të Antiterrorizmit. Strategjia dhe plani i veprimit të (Kundërshtimi i ekstremizmit të dhunshëm) apo CVE ofrojnë një udhërrëfyes pesëvjeçar për të çrrënjosur kërcënimin në rritje të terrorizmit nëpërmjet një përqasjeje gjithëpërfshirëse të Qeverisë, duke theksuar rolin kritik të aktorëve lokalë dhe shoqërisë civile. Deri më tani, zbatimi ka qenë jo i barabartë në të gjitha ministritë qeveritare dhe mungesa e kapaciteteve dhe burimeve joadekuate mbeten ende sfida. Më 5 dhjetor, Fondi për Angazhimin dhe Resilencën e Komunitetit Global miratoi 2.5 milion dollarë në financimin e programit CVE që do të mund të rriste ndjeshëm kapacitetin e Qeverisë për të zbatuar planin e saj të veprimit të CVE.

Drejtoria kundër terrorizmit e Policisë së Kosovës (PK) vazhdoi të rrisë kapacitetet e saj hetimore duke rritur personelin dhe duke zhvilluar një njësi kibernetike kundër terrorizmit. Gjendja e sigurisë dhe gjendja politike në Kosovën e veriut ka vazhduar të kufizojë aftësinë e Qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë rajon, megjithëse Qeveria me sukses ka integruar gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (KFOR) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) vazhduan të punojnë me PK-në për të ruajtur një mjedis të qet dhe të sigurt dhe për të forcuar sundimin e ligjit, duke përfshirë edhe zonat afër kufirit. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe ka premtuar 100,000 dollarë në mbështetje të këtij Koalicioni. Legjislacioni, zbatimi i ligjit dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla. Zyrtarët e Kosovës e njohin nevojën për të përmirësuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Duke njohur kërcënimet dhe pasojat e terrorizmit, Qeveria ka forcuar dispozitat ekzistuese kundër terrorizmit dhe ka hartuar një strategji të re kundër terrorizmit në vitin 2017. Strategjia e re kundër terrorizmit ofron një qasje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë. Më 30 nëntor, Kuvendi i Kosovës mbajti shqyrtimin e parë të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, e cila miratoi dhe synon të identifikojë, ruajë dhe të mbrojë infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane. Autoritetet e zbatimit të ligjit demonstruan kapacitete adekuate për të zbuluar dhe parandaluar individët nga bashkimi me konfliktet në Siri dhe Irak. Drejtoria kundër terrorizmit e PK-së, e cila është përgjegjëse për hetimet kundër terrorizmit, ka rritur kapacitetet për të gjetur të dyshuarit, megjithëse ende nuk kanë pasur burime për hetime dhe mbikëqyrje online. Policia e Qendres dhe Policia Kufitare ndaluan me sukses disa individë që u përpoqën të bashkoheshin me konfliktet e huaja, megjithëse ende mbeten boshllëqet e sigurisë kufitare. Më 11 gusht, PK arrestoi dy shtetas të Kosovës për përpjekje për t’u bashkuar me grupet terroriste në Siri dhe Irak. Njerëzit u larguan nga Kosova më 25 korrik në kufirin me Maqedoninë dhe arritën në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll më 26 korrik. Më 28 korrik, forcat turke të sigurisë i kapën ata duke u përpjekur të hyjnë në Siri dhe i dëbuan në Kosovë më 11 gusht.

Më 31 tetor ata u deklaruan fajtor dhe u dënuan me 18 muaj burg. Policia Kufitare ka përditësuar rregullisht listën e tyre të shikimit të personave të dyshuar për lidhje me terrorizmin ose aktivitetet kriminale. Ata kishin 4,481 vizita në vitin 2017. Gjykimet dhe hetimet vazhduan për 51 persona të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 për disa akuza rreth terrorizmit. Në vitin 2017, autoritetet e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë për akuzat lidhur me terrorizmin. Autoritetet dhanë shtatë aktakuza të reja për akuzat për terrorizëm që përfshinin 17 individë. Më 8 qershor, një koalicion kundër ISIS-it në Siri vrau kreun terrorist të Kosovës Lavdrim Muhaxherin dhe luftëtarin e huaj terrorist Bilall Haqifin. Më 9 qershor, Kryetari i Bashkësis Islame të Kaçanikut, Florim Neziraj, i dha ngushëllimet në xhaminë kryesore të qytetit për Muhaxherin. Më 28 qershor, Gjykata Themelore e Prishtinës mbajti seancën e parë për nëntë qytetarë të Kosovës të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në ndeshjen e futbollit në mes të Izraelit dhe Shqipëris të vitit 2016 dhe sulme të tjera kundër objektivave vendore dhe ndërkombëtare në Shqipëri dhe Kosovë. PK dhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës ishin të dobishëm në ndalimin e këtij sulmi. Kosova vazhdoi të demonstrojë vullnet politik për të adresuar kërcënimet që lidhen me terrorizmin dhe Shteti ka kuadrin ligjor për ta bërë këtë. Megjithëse institucionet kombëtare vazhduan të forcojnë kapacitetet e tyre, burimet e kufizuara dhe përvoja vazhdojnë të pengojnë aftësinë e tyre për të trajtuar në mënyrë efektive rastet e terrorizmit.

Kundërshtimi i Financimit të Terrorizmit: Më 1 shkurt, njësia e inteligjencës financiare të Kosovës u bë anëtare e Grupit Egmont. Nuk ka ndryshime të tjera të rëndësishme që nga raporti i vitit 2016. Për informacion të mëtejshëm mbi pastrimin e parave dhe krimet financiare, shih Raportin Ndërkombëtar të Strategjisë së Kontrollit të Narkotikëve 2018 (INCSR), Vëllimi II, Pastrimi i Parave dhe Krimet Financiare. Kundërshtimi i ekstremizmit të dhunshëm (CVE): Qeveria ka përmirësuar planin e saj të veprimit të CVE, i cili korrespondon me Strategjinë Kombëtare të 2015. Më 30 tetor 2017, Qeveria caktoi koordinatorin e tretë kombëtar kundër dhunës. Ministri i Drejtësisë i Kosovës, i mbështetur nga qeveria amerikane, vazhdoi zbatimin e një programi korrektues që synonte rritjen e menaxhimit të terroristëve dhe krijimin e kornizave për rehabilitimin dhe eventualisht ri’integrimin e terroristëve të dënuar. Ministria e Brendshme krijoi një departament të ri’integrimit, i cili synon të integrojë luftëtarët e kthyer dhe familjet e tyre shoqëruese në disa komunitete. Qeveria e Kosovës mori hapa proaktiv për të përgatitur një strategji të riatdhesimit për qytetarët e saj që po ktheheshin nga zonat e konfliktit. Qytetet e Ferizajit, Gjilanit, Gjakovës, Graçanicës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Mitrovicës Jugore, Pejës, Prishtinës, Prizrenit, Vitisë, Vushtrrisë dhe Zveçanit janë anëtarë të Rrjetit të Qyteteve të Forta. Strategjia e CVE e Kosovës përfshin promovimin e kundër-narracioneve për të sfiduar mesazhet terroriste. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal: Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme që nga raporti i vitit 2016.

Postime te ngjajshme