Radikalizmi vazhdon cenimin e interesit kombëtar shqiptar

kosovo-arrests-isis Kosova e dërrmuar e pasluftës, ishte parë si oazë e mundësive nga ana e qarqeve dashakeqe të popullit shqiptar. U shfrytëzua mjerimi dhe skamja e popullit të dalur nga lufta shekullore për liri dhe mëvetësi. Ndihmat humanitare, popullit shqiptar iu kushtëzua me indoktrinim ideologjik të kamufluar me petkun fetar islam. Kështu na u sollën ideologji të dëmshme në emër të humanizmit dhe bamirësisë. Shqiptarët e paguan shtrenjtë “bamirësinë” e shoqatave të ashtuquajtura humanitare nga lindja. Me mijëra libra u botuan, vetëm e vetëm për të indoktrinuar dhe radikalizuar shqiptarët. Fatkeqësisht, efekti i veprimtarisë propagandistike, ideologjike, fetare ishte i përmasave të mëdha. Më së miri tregon fakti që afër 400 persona, përfshirë edhe gra e fëmijë, shkuan dhe iu bashkuan organizatës terroriste ISIS.

Megjithëse disa u kthyen nga Siria, të tjerë akoma mbetën të pashpresë duke bredhur shkretëtirave arabe. Literatura e cila i indoktriknoi shqiptarët dhe që i shndërroi në terrorist, është akoma prezente në duart e lexuesit shqiptar. Duke i shtuar kësaj edhe disa thirrës që vazhdimisht po propagandojnë ideologjinë vehabiste, Kosova mbetet shumë e rrezikuar nga radikalizmi fetar. Dhe ky fakt sa e rrezikon sigurinë dhe interesin kombëtar shqiptar, një ashtu edhe i kënaq armiqtë tanë shekullor, ngaqë po u ipet rasti për të na paraqitur para botës si vend ekstremist dhe anti perendimor. Radikalizmi është shndërruar në një kërcënim golbal dhe regjional, dhe në vazhdimësi po tenton të shkaktoj përçarje dhe urrejtje ndërmjet besimtarëve shqiptar. Për këtë edhe FOLTASH vazhdon misionin e saj, duke ngritur zërin kundrejt radikalizmit dhe ekstremizmit sepse nuk duam që Prishtina e Tirana t’i ngjasojnë Kandaharit e Xhalalabadit. T’i themi ndal indoktrinimt dhe ndal përçarjes në emër të Zotit dhe fesë. Populli shqiptar është tepër fisnik që të bie pre e ideologjive beduine, shpellare. /foltash/

Postime te ngjajshme