Qyteza ku ende përdoret aramaishtja – gjuha të cilën e fliste Isai alejhi selam

29134080_10211578212230378_2570850046224367616_nMaaloula është qytezë e vogël në verilindje të Damaskut në Siri. Bashkë me fshatrat e vogla Jubb’adin dhe Bakhah, është i treti vend ku ende flitet aramaishtja perëndimore. Gjuha aramaike ka dominuar Lindjen deri në kohën e pushtimeve arabe. Aramaishtja perëndimore flitej në Levantin e lashtë, që përfshin këto rajone të sotme: Qipron, Izraelin, Irakun, Jordaninë, Libanin, Palestinën, Sirinë dhe Turqinë. Kjo është gjuhë semite dhe alfabeti që përdorej për ta shkruar është adaptuar më vonë nga izraelitët dhe arabët. Kjo gjuhë vjen nga arameanët të cilët jetonin në Aram (ku gjendet Aleppo).

Ata kurrë nuk formuan një shtet unik, por shtete të vogla në rajonin e Levantit; kurrë nuk patën forcë të madhe politike e ushtarake, por me shpërndarja në rrugët e tregtisë mes popujve më të fuqishëm, bën që gjuha e tyre të jetë gjuhë komunikimi mes popujve të ndryshëm. Nga shekulli VIII ajo bëhet gjuhë zyrtare e Asirisë që kishte pushtuar pjesën më të madhe të Lindjes se Afërt dhe Lindjes së Largët. Pas pushtimit arab, arameanët të cilët ndër të parët kishin përqafuar krishterimin, bëhen pakicë dhe pothuajse shuhen si popull. Në kohën kur ka jetuar Isai alejhi selam flitej aramaishtja. Pra, kjo ishte gjuha të cilën e fliste Isai alejhi selam dhe apostujt e tij. Maaloula është qytezë me afro 3000 banorë. Qyteza ka myslimanë dhe të krishterë (ortodoksë të kishës së Antiokës dhe me Melkitës), por që të dy palët flasin aramaisht. Qyteza më 2013 përfshihet nga Lufta Civile e Sirisë. Vendi pushtohet nga ekstremistët e Frontit Al-Nusra, me ç’rast shumë monumente të lashta u shkatërruan.

Postime te ngjajshme