Qëndrimet personale dhe liria e mendimit te sunnitët dhe shiitët

21458580_275983879583581_1954432129_o Çfarë do të ishte një shiit sikur ai të lindte nga prindër sunnit dhe anasjelltas apo çfarë do të ishte një kurd sikur ai të lindte arab dhe ansjelltas, e kështu me radhë. Është një realitet i kësaj pyetje që do të sillte në vëmendje se a kanë njerëzit në realitet qëndrime personale. Përse disa lindin sunnit e mbesin të tillë. Lind shiit dhe mbetet i tillë por edhe kurd e mbetet kurd si dhe anasjelltas. E tëra vazhdon të mbetet e tillë si është lindur dhe në fakt krijon dëshirën për të pyetur se vërtetë a kanë njerëzit që i takojnë sunnizmit, shiizmit, arabizmit dhe kurdizmit, çëndrime personale.

Konflikti i gjatë sunnito-shiit si dhe midis arabëve e kurdëve në njërën anë, vazhdon të mbetet një pikë kulmore e ndezjes së zjarrit midis tyre. Nëse thua se kam qëndrime personale të mia, atëherë duhet të pajtohesh se sunnitët mund të kenë të drejt si dhe e kundërta, shiiti mund të ketë drejt. Nëse arabët dhe turqit besojnë në lirinë e tyre, edhe kurdët kanë të drejtën e lirisë si dhe e kundërta. Hipotetikisht, sikur shiiti të lindte sunnit ai do të kishte qëndrime Sunnite, por edhe sikur sunniti të lindte shiit do të përfaqësonte qëndrime Shiite, e kështu me radhë. A do të ndihmonte demokracia perëndimore në çlirimin nga bindjet e trashëguara? Në fazën e parë vështirë që do të ishte e suskseshme, sepse në çështjen e parë të zgjedhjeve, secili do të votonte të preferuarin e tij nga radhët Sunnite, Shiite, arabe dhe kurde, varësisht kujt I takon në besim dhe kombësi.

Nëse garon një sunnit, edhe nëse është më i duhuri dhe më i afti për të drejtuar institucionet, ai nuk do të votohej nga pjesa Shiite, sikur që nuk do të votohej shiiti nga sunnitët. Ndërtimi i një shoqërie në baza ideologjike të trashëguara nuk garanton stabilitet dhe siguri për të ardhmen. Mund të thoni që kemi bindje personale, por ato aktualisht janë vetëm dëshira për të qenë të tillë.. Bota arabe dhe kurdët si dhe sunnitët dhe shiitët duhet të tejkalojnë çështjet e ulëta të trashëguara e të cilat nuk kanë prodhuar asgjë tjetër përveç se konflikte, luftëra dhe pasiguri. Aktualisht në konfliktin sunnito-shiit çështja e qëndrimeve personale si dhe lirisë së mendimit është në këtë thënie: Është e drejt e juaja të mbani dhe pranoni vetëm qëndrimin tim, nëse e ndërroj atëherë nuk di se nga duhet t’ia mbashë /foltash/

Postime te ngjajshme