Pyetje: Cilat janë arsyet e dallimit të fetvave midis Dijetarëve Islam?

21397209_275553156293320_132346506_nPyetje: Cilat janë arsyet e dallimit të fetvave midis Dijetarëve Islam?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Allahut. Shumëllojshmëria e fetvave është e mirë. Edhe shokët e Pejgamberit a.s, ndryshonin në disa çështje, dhe kush është i njohur me Jurisprudencën Islame beson se ky është një kontest i mirë dhe është bekim për umetin islam. Arsyet e dallimeve janë për ndryshimet e mëposhtme:

1. Pikëpamje të ndryshme mbi kuptimin e ajetit ose hadithit.
2. Dallimi në konfirmimin e disa haditheve.
3. Të kuptuarit e ndryshëm të Ligjit Islam (Fikh’ut), secili e sheh nga këndi i tij.
4. Dallimi në zakonet e ndryshme mbi të cilat bazohet vendimi në kohë.

Këto janë arsyet më të rëndësishme për dallimin në fjalë ,por kjo nuk është e rrezikshme, sepse baza (shtyllat e besimit, dhe shtyllat e Islamit, adhurimi janë kryesore) dhe për këto janë rënë dakord Umeti Islam. Kurse dallimet në degë dhe në disa aplikime për disa çështje të vogla, nuk përbëjnë një shqetësim për Juristët Islam.

Ata zakonisht marin rolin këshillues për të vepruar në përputhje me doktrinat e sunive. Psh: duke pasur një referencë për Dijetarët e medh’hebeve me pjesën tjetër të doktrinave, në Arabinë Saudite ata i përmbahen shkollës hanbelite, në Siri Dijetarët i përmbahen doktrinës Hanefite. Dhe ne e pamë se Dijetarët e angazhuar në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë janë Shafi’i, sepse doktrina e shumicës së popullit të vendit është ashtu.

Ne e theksojmë respektin tonë për të gjitha Medh’hebet apo Sektet Islame, sepse të gjitha ato janë nga i Dërguarit i Allahut, paqja qoftë mbi të, dhe ne Dijetarët e vendit në fakultetet e ligjit (sheriatit) dhe shkollat tjera i respektojmë këto dhe ne shpjegojmë sipas tyre, dhe unë besoj se: ”Nëse besimtari vepron sipas ndonjë doktrine të sunitëve kjo është një shenjë e mirë.” Perëndia e di më së miri.

Postime te ngjajshme