Pse libri paraqet dhuratën më të mirë?

booksNëse dëshironi të blini dhuratë për gruan, burrin, shokun apo mikun shikoni pse libri paraqet një ide të mirë. Do t’ju ndihmojmë në zgjidhjen tuaj se çfarë libri të dhuroni.

Librat janë financiarisht të përballueshëm

Nëse keni buxhet të caktuar për blerjen e ndonjë dhurate, apo jeni në kufi të limituar. Për fat të keq, shpesh herë ai buxhet nuk mjafton, p.sh. parfumi i dëshiruar të cilin patët ndërmend ta dhuroni. Fati juaj që jetojmë në një kohë kur librat, madje ato më të mirat të shkruara ndonjëherë, janë të disponueshme për çmime relativisht të lira.

Ç’është me rëndësi, çmimi i librit absolutisht nuk ka të bëj me cilësinë e tij. Mund të vërehet që autobiografia e ndonjë artisteje mund me qenë disa herë më e shtrenjtë se romanet e Tolstoit apo Remarkut.

Çdo libër është i veçantë

Personi juaj i dashur apo i respektuar sigurisht ka tre kuleta, por kryesisht përdor vetëm njërën. A thua si janë shanset që t’ia qëlloni me blerjen e dhuratës, deri në atë shkallë e që të mos jetë e refuzuar? Shumë të vogla. Orët, kuletat apo varëse e ndryshme janë dhurata tipike të cilat vihen anash deri sa të kemi nevojën e tyre.

Mos lejoni që të dashurit tuaj tu lejnë anash. Tani bëni krahasimin e situatës me blerjen e një libri si dhuratë. Nëse dikush ka shumë libra në rafte, kjo domethënë se është lexues i pasionuar. Me siguri që atë më tepër do ta gëzonte dhurimi i një libri se çfarëdo tjetër.

Përkushtimet dhe porositë që shkruhen në faqet hyrëse të librave janë të përhershme
Keni dërguar një kartolinë nga pushimi? Gjest i shkëlqyer. Një ditë do të zgjoj emocione, kur nga kutia merr dhe ri-lexon përgëzimet nga kartolinat që ka pranuar gjatë gjithë jetës.

Në anën tjetër, përkushtimet në libra janë ide e shkëlqyeshme. Mund të shkruani ndonjë porosi rreth dashurisë apo urtësi rreth jetës. Citatet shoqërore gjithashtu janë ide e mirë. Bleni një libër të mirë, një libër që nuk lexohet vetëm një herë, kështu do të zgjoni ndjenja të këndshme tek personi i dashur çdo herë kur ta merr librin nga rafti, madje edhe kur e fshinë raftin do t’i kujtohen urtësitë dhe përgëzimet e atij libri.

Tregoni interesim gjatë dhurimit të librit

Nëse jeni të thirrur nga ndonjë shok apo mik në mbrojtjen e punimit të diplomës, është e nevojshme t’i blihet ndonjë dhuratë. Shumica në raste të këtilla dhurojnë lule nëse punohet për femër apo ndonjë rekuizitë nëse punohet për mashkull. Nuk është zgjedhje e keqe, por dhurimi i një libri do të kishte qenë më se i qëlluar.

Librat janë të përshtatshme për individët

A është ndonjë fotografi e bukur apo jo? A ju duket të tjerëve e bukur diçka që ju pëlqen juve? Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë çështje dhe shije subjektive. Madje edhe sa i përket fotografisë, shumica nuk do të ishin të kënaqur po tu dhuroje ndonjë fotografi, ndërsa me dhurimin e librit mund të evitohet ajo situatë.

Posaçërisht nëse e njihni personin, e dini afërsisht çfarë sfere i intereson, apo çfarë e impresionon. Çfarë do qoftë, gjithmonë mund të gjendet ndonjë libër adekuat.

Librat janë vizualisht tërheqës

Shumë pak shtëpi nuk kanë pjesë përbërëse raftin me libra, kryesisht në dhomën e ndejës. Librat janë sikur mjalti dhe çaji – thjesht çift. Madje edhe në sallonet e mobileve do të vëreni që në raftet ekspozuese ekzistojnë imitime librash nga kartoni.

Librat harxhohen ngadalë

Nëse dikujt i blini lule, ajo lule nuk do të zgjas më tepër se një javë, apo në raste të tjera disa muaj. Zakonisht lulja prishet nëse nuk i përgjigjet drita dhe temperatura.
Nëse dëshironi të dhuroni diçka që fizikisht është e përhershme, dhuroni një libër me kopertina të trasha.

Nëse akoma jeni skeptik, shikoni çfarë qëndrimi kanë njerëzit e famshëm rreth dhurimit të librit:

“Librat janë dhuratë e shkëlqyeshme, meqë mund të zbulojnë sekrete.” Dan Brown
“Librat janë dhuratë e shkëlqyer meqë zgjerojnë diapazonin deri sa ju vazhdoni të gatuani.” Emeril Lagasse

“Librat janë dhuratë e shkëlqyer nga shkaku se në to ekzistojnë botë të tëra, ndërsa më lirë është ti blihet një libër se gjithë bota.” Neil Gaiman
“Librat janë dhuratë e shkëlqyer nga shkaku se nuk janë shumë të mëdha.” Valerie Bertinelli
“Librat janë dhuratë e shkëlqyer nga shkaku se në çaste të vështira, lexuesit i japin shpresë.” Glenn Beck

“Librat janë dhuratë e shkëlqyer, ngase mund të dhuroni diçka që edhe ju dashuroni.” John Lithgow
“Librat janë dhuratë e shkëlqyer ngase nuk duhet të vihet në prizë.” Alec Baldwin

Përfundim

Blerja e dhuratave mund të paraqet përvojë të hidhur. Theksuam disa shkaqe pse libri paraqet një dhuratë universale, por duhet pas parasysh shijen e tij, gjuhën, botuesin e preferuar etj.
Mua personalisht dhurimi i librit më paraqet absolutisht dhuratën më të mirë. Gjithashtu kam vërejtur në të shumtën e rasteve se njerëzve që u dhurohet libër , e pranojnë më “ngrohët” se sa ti dhurosh ndonjë suvenir apo diçka ngjashëm.

Le ta bëjmë shprehi në rrethin tonë dhurimin e librave!

DHURATË E SHKËLQYER DO TË ISHTE NJË LIBËR RRETH JETËSHKRIMIT TË MUHAMMEDIT (PAQJA DHE MËSHIRA E ZOTIT QOFTË MBI TË) QË TA MËSOJMË PËRDITSHMËRINË E JETËS SË TIJ DHE T’IA PËRSHTATIM JETËN TONË RRUGËS ME TË CILËN DO TË JETË I KËNAQUR KRIJUESI JONË, ALLAHU I MADHËRISHËM.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Postime te ngjajshme