Program i reformës dhe rehabilitimit në burgje

BN-EN330_PRISON_P_20140912184324  Modeli jordanez  

Jordania e ka gjetur veten përballë zhvendosjeve dhe ndryshimeve më të rëndësishme që kanë ndikuar në çështjen e të drejtave të njeriut në nivel global, globalizimin e sigurisë njerëzore dhe vazhdimësinë e konfliktit midis të drejtave personale, lirive individuale dhe vlerës së lirisë, njëra anë, dhe vlera e sigurisë nga ana tjetër.
Jordania tani është e angazhuar në një luftë për këtë çështje dhe do të vazhdojë për dekadën e ardhshme, ashtu si vendet e tjera në botë që janë ekspozuar ndaj kërcënimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit në Evropë, Amerikë, Azi dhe Afrikë, veçanërisht se si të merren me kthimin e luftëtarëve nga fushat e betejës në Irak dhe Siri sidomos pas humbjeve te njëpasnjëshme të organizatave ISIS dhe Al Nusra.

Interesi jordanez është për liritë, sigurinë njerëzore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut përputhet me revolucionin e interesimit në çështjet e lirive, të drejtave të njeriut dhe sigurisë njerëzore të imponuara nga procesi i globalizimit që nga fundi i viteve 1980 dhe u bë pjesë e përhershme e së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore dhe kulturën e të drejtave të njeriut.

Prandaj, filozofia e reformës dhe rehabilitimit të të burgosurve dhe të paraburgosurve në të gjitha format e saj është një precedent për problemin e trajtimit të burgosurve të akuzuar për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm, që u shfaqën pas viteve 90 të shekullit të njëzetë në Jordani.

Nga kjo vërehet se në Jordani  është themeluar “Administrata e Qendrave të Reformimit dhe Rehabilitimit”  e cila u bë drejtpërdrejtë dhe teknikisht përgjegjëse për qendrat e saj të rehabilitimit  më 1/1/1986. Para kësaj, nuk kishte asnjë administratë që mbikëqyrte qendrat e përmirësimit dhe rehabilitimit. Ekziston edhe një zyrë e burgut ajo ka të bëjë vetëm me aspektet teknike, dhe burgjet ishin administrativisht nën vartësi të departamenteve të policisë dhe brenda juridiksionit të tyre.                 Departamenti i Reformës dhe Qendrave të Rehabilitimit miratoi një filozofi të reformës dhe rehabilitimit në vend të teorisë së ndëshkimit dhe dhunës në burgjet e vjetra, në përputhje me prirjen globale për mbrojtjen dhe ruajtjen e të drejtave të njeriut, pasi qendrat e reformës dhe rehabilitimit kanë një rol të rëndësishëm në këtë fushë.
Ngritja e qendrave moderne të rehabilitimit dhe përmirësimit në aspektin e ndërtimit dhe pajisjeve  për të ofruar të gjitha shërbimet dhe programet  sociale, shëndetësore, kulturore, sportive dhe të trajnimit të nevojshme për rehabilitimin e të burgosurve dhe vlerësimin e sjelljes së tyre.

U miratua ligji për Rehabilitimin dhe Qendrat e Rehabilitimit të Përkohshëm Nr. 40 të vitit 2001, i cili zëvendësoi Ligjin e Burgut Nr. 23, 1953, u bë një ligj i përhershëm pasi u miratua nga Asambleja Kombëtare dhe u bë Nr. 9 i vitit 2004 dhe u botua në faqen 2045 të Gazeta Zyrtare nr. 4656, datë 29.04.2004. E cila mbështet reformën, rehabilitimin dhe të drejtat e të burgosurve dhe kujdesin e tyre social, shëndetësor dhe kulturor.

Ligji lëshoi ​​udhëzimet e administrimit të qendrave të reformës dhe rehabilitimit dhe ruajtjen e të burgosurve dhe të drejtave të tyre, të cilat krijuan një mekanizëm për zbatimin e ligjit në fjalë dhe treguan të drejtat e të burgosurve dhe si t’i siguronin ata

 

Ekzistojnë një numër detyrash për këto qendra:

 

  • Përgatitja e raporteve të nevojshme në qendrat e rehabilitimit dhe përmirësimit të të burgosurve, dhe përgatitjen e statistikave ditore në këtë drejtim.
  • Përcjellja e të gjitha komunikimeve zyrtare lidhur me të burgosurit, lidhur me ligjshmërinë e kujdestarisë së të ndaluarve në qendra dhe lirimin e tyre dhe ndjekjen nga gjykatat, përcjelljen e zbatimit të amnistisë mbretërore dhe amnistisë publike dhe planeve të monitorimit për zhvillimin e programeve të reformave dhe klasifikimin e të burgosurve.
  • Zhvillimi i studimeve shkencore dhe praktike të nevojshme për edukimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale, rehabilitimin e punonjësve dhe përgatitjen e statistikave ditore, mujore dhe vjetore mbi ekzistencën e qendrave të rehabilitimit dhe përmirësimit.

4-      Përcjellja e kushteve të burgosurve në të gjitha sferat, veçanërisht rastet e grevës së urisë, sëmundjes, paraburgimit administrativ, vizitave, shqyrtimit të ankesave  dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për ta, dhe informimin e palëve përgjegjëse për këtë dhe çfarë po ndodh me çdo rast.5-      Ndryshimi i stereotipit negativ përmes mbulimit mediatik të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve të mbajtura në qendra.         Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Departamenti i Qendrave të Rehabilitimit dhe Përmirësimit në faqen zyrtare të Drejtorisë së Sigurisë Publike në Jordani, që daton nga viti 2016 (nuk janë publikuar statistika në faqen e internetit), numri i përgjithshëm i hyrjeve në rehabilitim në qendrat e rehabilitimit në përgjithësi arrin në 87442, si më poshtë:  – Të dënuar nga Gjykata  (2117)– Të ndaluar nga Gjykata (36197)– Të paraburgosur  (30128)

 

Siç duket qartë këtu, menaxhimi i qendrave nuk përmend ose nuk publikon numrin e atyre që kanë hyr në burgje me akuza për ekstremizëm dhe terrorizëm të dhunshëm fetar?

 

Por faqja e qendrave në  internet e Drejtorisë së Sigurisë Publike tregon një prezencë të programeve të kujdesit dhe rehabilitimit të burgosurve të ndarë në 3 seksione, që janë:

 

Së pari: Programet e drejtuara për të burgosurit, e cila përfshin programet e mëposhtme:

 

  • Programe lehtësuese  
  • Programi i Ushtrimit të Profesioneve
  • Programi i Mbështetjes
  • Programi i Përgatitjeve profesionale
  • Parlamenti i të burgosurve  
  • Iniciativa me interes
  • Programi i kujdesit të burgosurve

 
Programi i dytë i mirëqenies sociale përfshin disa akse:

– Kujdesi fetar

Këtu mund të vërejmë se shumica e të burgosurve i përkasin mjediseve në të cilat feja zë një vend të madh, prandaj përsosja fetare synohet të kthehet në rrugën e drejtë.

Prandaj, çdo qendër ka një reformë udhëzuese fetare që edukohen dhe vetëdijesohen   të burgosurit përmes leksioneve fetare dhe mban kurse, si një pikë hyrjeje themelore për pendim dhe braktisjen e praktikave të çoroditura dhe sjelljes kriminale. Kurset e Kur’anit të Shenjtë u mbajtën për të burgosurit në shumicën e qendrave të rehabilitimit dhe përmirësimit, pastaj ekzistimi i një xhamie ose vend faljeje brenda çdo qendre përmirësimi dhe rehabilitimi, dhe për qendrat e rehabilitimit u caktua nga një predikues.

Dhe mentorë, sidomos ata që janë të aftë për udhëzime individuale.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua me Ministrinë e Al Waqf ( Ministria e Fesë) dhe Çështjeve Islame  të Shenjta, me qëllim të zhvillimit të moralit të mirë, duke udhëhequr sjelljen e qytetarëve ndaj qëllimeve të mira, duke forcuar unitetin kombëtar dhe duke punuar për krijimin e një qendre islame për memorizimin e Kur’anit dhe mësimin e bazave të fesë dhe jurisprudencës në Qendrën për Rehabilitim dhe Përmirësim (Muwaqqar 1) e cila gjendet në lindje të Ammanit në koordinim me Ministrinë e Al Waqf.


– Programi i dialogut me Tekfiristin

Për të aktivizuar punën në terren –  me të ndaluarit me akuzën për terrorizëm –  dhe në përbërje të kujdesit fetar, Departamenti i Reformës dhe Qendrave të Rehabilitimit organizoi një program nga Departamenti i Fetfave dhe Udhëzimeve Fetare në Drejtorinë e Sigurisë Publike dhe një numër Profesorësh të Sheriatit të universitetet jordaneze, që brenda dy muajve u bë e mundur të bëhet dialog me 36 të burgosur nga ata që kishin mendime tekfiriste  nga qendrat e ndryshme të reformës, si dhe diskutimin  e çështjeve fetare dhe jurisprudenciale që ata kanë dhe debatet kundërshtuese me ta.

Ky program ka marrë reagime pozitive nga publiku, opinioni publik, mediat dhe vëzhguesit.

– Kujdesi kulturor

– Kujdesi shëndetësor

 – Kujdesi psikologjik

– Aktivitetet sportive


Së treti: Programi i rehabilitimit të burgosurve përfshin:

 – Trajnime profesionale

– Seminaret e Artizanatit

 – Prodhimi i bimëve dhe kafshëve

 – Sigurimi social.

 

Për fat të keq, kur përpiqemi të hyjmë në faqen e “Qendrave të Korrigjimit dhe Rehabilitimit” për vitin 2018 për detaje rreth këtij programi dhe natyrës nëse përfshin të paraburgosurit me akuza për terrorizëm, ne nuk gjejmë detaje apo informacione të kohëve të fundit për arsye sigurie.


Barbarët në Derë

Kërcënimi për sigurinë e Jordanisë që nga fundi i viteve 1990, ka lënë rrezikun e grupeve terroriste majtiste dhe nacionaliste. Të ashtuquajturit grupet “el-selefist xhihadist”, luftëtarët e organizatës al-Kaeda dhe organizatës ISIS.

Raportet e vitit 2017 vlerësojnë se që nga fillimi i krizës dhe luftimet në Siri në 2011, më shumë se 38,000 luftëtarë të huaj nga 100 vende iu kanë bashkangjitur  Al Kaides dhe grupeve të saj, si Nusra dhe ISIS në Siri dhe Irak. Lindja e Mesme është burimi kryesor i këtyre luftëtarëve në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, ku ka rreth 11,000 luftëtarë.

Sipas vlerësimeve më të fundit në media (nuk ka regjistrim zyrtar), Jordania është vendi i parë apo i dytë në botë në lidhje me numrin e luftëtarëve të huaj për popullsinë e përgjithshme prej 3000-3950, prej të cilëve nga 250-1500 luftëtarë u vranë.

Deri tani, Jordania ka penguar kthimin e luftëtarëve në Jordani, dhe ka urdhra për rojet kufitare për të qëlluar të gjithë ata që përpiqen të depërtojnë në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë dhe Irakut.

Midis 100 dhe 500 luftëtarëve të cilët u lejuan të ktheheshin në mënyra të ndryshme u gjykuan dhe u burgosën, disa prej të cilëve iu nënshtruan një programi rehabilitimi në burg.

Edhe pse shumica e luftëtarëve jordanezë janë meshkuj, shumë pak femra janë kthyer. Në përgjithësi, vlerësimet për diplomatët dhe gazetarët në Jordani në vitin 2015 tregojnë se numri i njerëzve jordanez që simpatizojnë grupet xhihadiste varion nga 6,000 në 7,000. [6]                Natyrisht, kjo shifër mbetet vlerësime jozyrtare dhe ndryshon midis një burimi dhe tjetrit burim në mungesë të statistikave zyrtare nga autoritetet jordaneze, veçanërisht agjencitë e sigurisë që merren me dosjen e terrorizmit (të brendshëm / të jashtëm) dhe në mënyrë të veçantë GID-i (shërbimi sekret) historikisht përgjegjës për dosjen e terrorizëm, edhe nëse në këtë dosje kyqen pjesë tjera të shërbimeve tjera si forcat e armatosura përmes inteligjencës ushtarake, sigurinë publike nëpërmjet sigurisë parandaluese dhe hulumtimeve kriminale.

 

Se dosja e luftëtarëve jordanezë në fushat e betejës, veçanërisht në Siri pas humbjeve të organizatës ISIS dhe Al Nusra është një sfidë për vendimmarrësit dhe shërbimet e sigurimit jordanez se si të merren me këtë dosje serioze dhe ngre çështjen e rehabilitimit, programin dhe integrimin në qendrat e rehabilitimit dhe rehabilitimit me tryeza me më shumë interes, transparencë, pjesëmarrje dhe përfitim të komunitetit nga përvojat globale në këtë fushë.

 

 Autor: Dr Seud Esh Sherfat – Studiues i Problemeve të Globalizmit dhe Terrorizmit ndërkombëtar.

(Themelues dhe drejtor i qendrës Shurufat për Studime dhe Kërkime të Globalizmit dhe Terrorizmit)

 

Burimi: Qendra Evropiane për Studime të Anti Terrorizmit dhe Inteligjencës

Përktheu nga Arabishtja : Zuhdi Hajzeri
/foltash/

Postime te ngjajshme