Prapambeturia e myslimanëve vjen nga vehabizmi, jo nga islami

25593528_323331051515530_523378498_n Për vite me radhë në Kosovë është duke u propaganduar ideologji fetare radikale, e cila po shtrembëron islamin e mirëfillt burimor që e kemi praktikuar tradicionalisht. Është provuar vazhdimisht që të sjellet mendësia mesjetare nga vendet arabe, mendësi kjo e cila e ka çoroditur fenë dhe i ka degraduar vlerat islame në vendet e lindjes. Dijetarët e vetëshpallur vehabist e kanë instrumentalizuar tërësisht fenë islame, duke abuzuar me të për interesa grupore dhe individuale, por gjithnjë në dëm të besimtarëve të sinqertë mysliman. Keqinterpretimet e qëllimta të fesë kanë arritur të shkaktojnë përçarje dhe hasmëri të pa parë në mes besimtarëve, duke shkaktuar polarizime të theksuara në shoqëritë arabe islame.

Indoktrinimi i popujve po shkakton edhe konflike dhe luftëra civile. Imamët vehabist mendojnë natë e ditë, vetëm se si ta acarojnë situatën. Këta imam janë duke i indoktrinuar të rinjtë, për të krijuar një xhematë vampirësh të etur për gjak, që mendojnë se feja përkufizohet në luftë dhe gjakderdhje dhe asgjë tjetër. Po ashtu përzierja e fesë me poltikën ka bërë që pushtetarët kriminel e të korruptuar ta legjitimojnë vetë fetarisht dhe ta nënshtrojnë masën mendërisht. E gjithë katrahura në botën arabe islame, lufta, injoranca dhe dekadenca, janë si pasoj e instrumentalizimit të fesë, keq interpretimeve fetare dhe përzierjes së fesë me poltikën. Fatkeqësisht edhe tek ne në Kosovë janë vërejtur dhe po vërehen tendenca për të aplikuar qasjet destruktive të imamëve gjakpirës ekstremist. Me katandisjen e botës arabe islame në katrahurë, Ideologjia vehabiste po dëshmohet vazhdimisht se është destruktive dhe ogurzez për myslimanët.

Andaj shqiptarët duhet të ndalën e të mendojnë, nëse ideologjia vehabiste dhe imamët ekstremist e kanë shndërruar botën arabe në humnerë, si ka mundësi që të jetë vehabizmi dhe ekstremizmi i dobishëm për ne. Në të gjitha vende arabe islame ku i është dhënë hapësirë oprtunistëve të manipulojnë me fenë dhe me myslimanët, aty ka shpërthyer lufta, prapambeturia, urrejtja dhe injoranca. Andaj ne na duhen mësime fetare që na përafrojnë më shumë me njëri tjetrin dhe që nxisin të rinjtë të edukohen e të mësojnë, sepse kemi nevoj për harmoni dhe prosperitet, kurse shpellarët injorant dhe shokët e tyre le të shkojnë atje ku shiten broçkullat e tyre, se tek ne nuk po iu shiten më./foltash/

Postime te ngjajshme