Po t’i bindeshim ekstremistëve, tani të gjithë do të ishim duke bredhur kodrave e shkretetirave në Siri

180115084430-idlib-syria-1-super-tease Menjëherë pas luftës në Kosovë, vendi ynë është ballafaquar me një invazion ideologjik të rrymave ekstreme fetare. Organizata të shumta “humanitare”, grupe dhe individ të paguar, filluan propagandimin e vehabizmit, ideologji kjo e dhunshme dhe ekstreme. Vehabizmi që filloi të propagandohej në Kosovë, është përgjegjësi i vetëm i prapambeturisë së myslimanëve në botën islame, por edhe përgjegjësi kryesor i luftërave me karakter fetar në lindjen e mesme.

Vërshimi me literaturë ideologjike vehabiste, si dhe aktivitetet e shumta e të pareshtura “fetare” të grupeve dhe individëve destruktiv, bëri që vehabizmi të përhapej deri në shkallën e pandemisë në Kosovë. Dymbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, u pa qartë se sa dëm i madh kishte shkaktuar vehabizmi në shoqërinë kosovare. Nga viti 2011 kur filloi konflikti në Siri, i cili më pastaj degjeneroi në një ndër luftat më të tmerrshme në historinë moderne, mëse 300 kosovar të indoktrinuar dhe frymëzuar nga ideologjia vehabiste, shkuan në Siri për të luftuar për shtetin e ashtuquajtur islamik të Irakut dhe Levantit. Rezultati i 12 viteve të indoktrinimit vehabist, ishte shkuarja e qindra shqiptarëve për tu bërë pjesë e organizatës famkeqe, terroriste ISIS.

Pra të gjithë ata që u indoktrinuan nga vehabizmi, përfunduan si terrorist që shkuan të vrasin gra, pleq, fëmijë e njerëz të tjerë të pafajshëm. Madje këta terrorist, nga Siria kërcënonin hoxhallarët dhe popullin e Kosovës, duke thënë se do i vinte radha edhe vendit tonë për ta shijuar “luftën e shenjtë”.
Por shtrohet pyetja: Çfarë sikur i gjithë populli ta përqafonte vehabizmin, çfarë do të ndodhte me ne? Sigurisht që tani do të ishim duke bredhur shkretëtirave arabe, kurse shumë të tjerë do të ishin të vrarë, kurse gra të veja dhe fëmijë bonjak e jashtëmartesor do të kishte ngado. E Kosova jonë për të cilën dëshmorët e kombit dhanë jetën, do të përfundonte në duart e armiqëve tanë shekullor. Kjo është synimi i vehabistëve ekstremist. Ta shkatërrojnë këtë popull e këtë vend. Andaj t’i themi jo ideologjive të destruktive. Ta duam atdheun dhe kombin tonë, sepse ai që nuk i takon atdheut të vetë, ai nuk i takon as njerëzimit. /foltash/

Postime te ngjajshme