Po frikësohemi nga ekstremistët e jo nga Islami

25593528_323331051515530_523378498_n A thua në realitet ekziston në qarqet zyrtare perendimore frika nga Islami, frika nga mësimet e Kur’anit Fisnik apo vetëm është tendencë arabe për të amnistuar dështimet e trye të brendshme në shumë fusha. Realiteti faktik na thotë se miliona besimtarë të fesë Islame që jetojnë dhe veprojnë në shtetet perendimore kanë të drejtat e tyre të plota fetare Islame dhe se ata organizojnë jetën e tyre fetare konformë ligjeve dhe rregullave dhe se janë të kënaqur në të gjitha aspektet si ekonomike, sociale dhe fetare.

Në vendet perendimore ekzistojnë qindar xhami, shkolla fetare, kolegje dhe institucione të ndryshme arsimore të papenguara nga askush dhe të regjistruara në shtetet përkatëse. Shumica e absolute e muslimanëve që sot janë në vendet perendimore kanë lëshuar vendlindjet e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë pikërisht në vendet e perendimit, në Evropë, Kanada dhe SHBA. Ata duan një të ardhme më të mirë për ta dhe pasardhësit e tyre.

Është krejtësisht normale të jesh musliman në secilin vend të perendimit dhe të praktikosh besimin tënd. Ka pak të atillë që mendojnë ndryshe dhe realiteti është i këtillë, ata lëshuan vatrat dhe shtetet e tyre dhe u integruan shumë shpejt në vendet e perendimit e kjo falë mundësisë së dhënë për të jetuar dhe vepruar si qytetarë i barabartë me të gjithë. Të thuash sot se perendimi ka frikë nga Islami, është e pavërtetë dhe shumë tendencioze dhe me qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj atyre si dhe cenim i integritetit të muslimanëve që jetojnë në ato shtete nga gjitha kombësitë e botës.

Është mirë të definojmë qartë se çfarë në të vërtetë duam dhe çfarë synojmë. Nëse themi se ata kanë frikë nga Islami, kjo aspak nuk mendojmë se qëndron, frika është nga grupet terroriste që kanë denigruar në predikimet dhe veprimet e tyre. Frika nga ekstremizmi dhe dhuna nuk është frikë nga Islami, sepse mësimet Kur’anore, perëndimorët i kanë shumë më të qarta sesa vet një pjesë e muslimanëve. Shoqëria e vendeve të Evropës dhe Shba-ve, jo rrallëherë janë tronditur me sulme terroriste mbi qytetarët e tyre e që janë kryer nga organizata terroriste që thirren si “Islame”.

Kjo dhe kushdo që cenon sigurinë e një populli, individi apo shoqërie normalisht që paraqet frikë dhe reagim shumë të ashpër. Reagimi bëhet ndaj veprimit e jo ndaj besimit. Fundja, shumë refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende tjera muslimane gjetën strehimin e tyre në Evropë, Amerikë dhe Kanada por nuk gjetën strehim te bashkëkombasit e e tyre arab në Saudi, Katar, Kuëajt ( etj. Refugjatët atje po bëjnë jetën e tyre të qetë nga taksa paguesit e atyre vendeve e të cilët natyralisht se mund të kenë frikë nga sulmet dhe dhuna ndaj tyre. Të jetosh dhe të mirëpritesh në shtëpinë e ndokujt nuk do të thotë se të është dhënë e drejta e rrënimit të shtëpisë së nikoqirit. Fundja, askush nuk të mbanë me dhunë në shtëpinë e vet, mund të kthehesh në shtëpinë dhe vendlindjen tënde nëse sheh se nuk je i respektuar te nikoqiri. /foltash/

Postime te ngjajshme