Personalitete të kulturës islame shqiptare Sherif Ahmeti – Përkthyesi i Kur’anit në shqip

43582725_1995987087088708_8733279434741645312_nArsimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në Prishtinë. Duke njohur mirë gjuhën amtare shqipe, ai punoi si mësues në fshatrat Banullë, Gadime, Sllovijë, dhe paralelisht vazhdoi dhe shkollën normale, të cilën e përfundoi me sukses.
Në vitin 1965 e ngarkojnë si mësues në medresenë “Alauddin” të Prishtinës, ndërsa në vitet 1970-1984 ishte drejtor i saj. Më 1985 u ngarkua me detyrën e myftiut të Prishtinës, të cilën e kreu deri në vitin 1990, kur mbushi moshën e pensionit. Por, me hapjen e Fakultetit Teologjik në Prishtinë, ai angazhohet edhe si mësimdhënës i “Akaidit”… Veprimtaria e tij u shtri edhe në fushën e studimeve dhe botimeve. Ai ka qenë kryeredaktor i revistës “Buletini”, që i parapriu revistës “Edukata islame”. Është autor i veprës dinjitoze “Komente dhe mendime islame” prej afro 400 faqesh.
Sherif Ahmeti u dallua po ashtu edhe në fushën e përkthimeve. Në vitin 1987, dorëzoi për shtyp përkthimin e Kur’anit me komentim, i cili u ribotua në Tripoli në 50 mijë kopje, në Kajro në 30 mijë kopje dhe në Medine në një milion kopje. /Drita Islame/

Postime te ngjajshme