Përse shenjtëria e fesë po bartet nga Kur’ani tek Hadithi?!

25593528_323331051515530_523378498_nKur’ani Fisnik është libër i shpallur i Zotit Fuqiplotë, i dërguar për të udhëzuar njerëzimin në rrugë të drejtë. Njëra nga kushtet e besimit islam është edhe besimi se Kur’ani dhe librat e shpallur para tij janë fjalë e Zotit. Kurse hadithet janë thëniet dhe porosite e Muhamedit a.s. Si besimtar jemi të obliguar t’i zbatojmë edhe porositë kuranore edhe ato profetike. Mirëpo përderisa teksti i Kur’anit dhe ruajtja e tij kanë qenë primar në kohën e Muhamedit a.s, hadithi nuk e ka pas të njëjtin trajtim, meqë vetë Muhamedi a.s ka ndaluar shënimin e porosive të tij nga frika që mos të ngatërrohen me tekstin kuranor.

Kështu fillimi i shënimit të hadithit ka filluar pas kohës së Pejgamberit a.s. Hadithet i janë nënshtruar gjithmonë procesit të verifikimit, meqë thëniet e transmetuara dhe të cilësuara si profetike, shumë herë kanë ditur të jenë edhe shpikje nga mendja njerëzore. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që sot kemi përpjekje nga vehabistët ekstremist, që shenjtëria e fesë të bartet nga Kur’ani tek Hadithi. Edhe pse hadithi në parim është pjesë e fesë dhe legjislacionit islam, mundësia për të manipuluar me të është e madhe. Hadithet e dobëta për nga autenticiteti, ato të dyshimta, por edhe të shpikura, përdorën nga ekstremistët për të manipuluar me masën. Njëherit përmes thirrjes në hadithe, ekstremistët mundohen të paraqitën si pasues të Muhamedit a.s., e që ai pasim i pretenduar është një gënjeshtër e kulluar e tyre. Qëllimi i ekstremistëve është ta bartin shenjtërinë e fesë nga Kur’ani tek Hadithi për këto arsye:

1. Mundësia e manipulimit, shtrembërimit dhe shpikjes së haditheve dhe paraqitja e tyre si të vërteta nga ekstremistët.

2. Përdorimi i “haditheve” për ta modifikuar fenë sipas dëshirës së vehabistëve dhe ideologjisë së tyre.

3. Përdorimi i haditheve të shpikura (që në fakt nuk janë hadithe fare por vetëm quhen si të tilla) për të manipuluar masën dhe për ta nënshtruar atë për qëllime të caktuara. Pra tendenca për të shndërruar hadithin në burim primar të fesë, kurse Kur’anin në sekondar, ka për qëllim instrumentalizimin e fesë.

Këtu kemi të bëjmë vetëm me shtirje të personave si mbrojtës të synetit të Pejgamberit a.s, e që këta në fakt janë oportunist që po dëmtojnë islamin dhe myslimanët. Pasues të vërtet të synetit janë besimtarët që tradicionalisht e kanë praktikuar islamin burimor, kurse grupet e tjera ekstremiste që mblidhen nëpër bodrume, janë vetëm marioneta të atyre që keqpërdorin synetin e Muhamedit a.s dhe njollosin personalitetin e tij. Andaj mos të mashtrohemi nga paraqitjet e mashtruesëve që keqpërdorin figurën e ndritshme të Muhamedit a.s dhe që manipulojnë me ndjenjat e besimtarëve të sinqertë. Këta individ mund të thirren në synetin e Pejgamberit a.s por duhet ta dijmë se këta në realitet nuk kanë asgjë të përbashkët me të. /foltash/

Postime te ngjajshme