Përse feja po i ngjason biznesit!

25589813_323331094848859_1431653262_n Për shkak të disa njerëzve të paskrupullt që kanë shfrytëzuar ndjenjat fetare të publikut të gjerë, feja ka marrë imazhin e një biznesi fitimprurës prej nga po përfitojnë predikuesit e shitur, e manipulues. Duhet ta dijmë se feja është si një ilaç. Ajo ka për qëllim të na shërojë shpirtërisht. Ashtu si fusha e mjekësisë që mund të bëhet një terren profitabil për mashtruesit apo mjekë të rremë të cilët nuk janë të kualifikuar dhe që nuk mund të shërojnë pacientët, edhe feja mund të shnërrohet në mjet përfitimi për sharlatanët që nuk kanë asnjë kualifikim apo kompetencë për të drejtuar njerëzit në aspektin shpirtëror dhe fetar.

Në fakt, feja mund të keqpërdoret shumë më lehtë sepse shumica e njerëzve as nuk e dinë se çfarë është qëllimi i fesë. Ne bëjmë atë që na thuhet, sepse kështu na mësojnë “shejhët” tanë. Kjo është mentaliteti stereotipik që e zhvillojmë një pjesë e xhematit që ndjekin ligjaratat nëpër internet dhe bodrume të ndryshme. Nuk po ka lidhje të mirëfillt me Krijuesin, meqë nënshtrimi i besimtarëve nuk po bëhet ndaj Zotit, por ndaj “përfaqësuesëve” të Tij. Njerëzit po e trajtojnë një person si të shenjtë, vetëm shkaku i paraqitjes së jashtme fizike dhe oratorisë së tij.

Duke parë mendjelehtësinë e popullit, disa predikues të paskrupullt i hyjnë fesë si të jetë biznes. Me pamje “devotshmërie” dhe oratori, ata fillimisht duan ta shnërrojnë vetën në idhuj të besimtarëve, që më pas ndjekësit e tyre t’i eksploatojnë materialisht. Këta njerëz nuk janë të interesuar ta duan Zotin ose të ndihmojnë njerëzit e tjerë ta duan Zotin. Këta persona i duan vetëm barqet e tyre, llogaritë bankare dhe egot e tyre. Përveç eksploatimit të xhematit të gjorë, predikuesit pasanik po pasurohen edhe nga donacionet e destinuara për propagandim e platformën destruktive së cilës i shërbejnë. Njerëz të tillë kanë deformuar mësimet vetare, duke i modifikuar ato sipas interesave personale, dhe duke shndërruar fenë në biznes. Njëherit edhe turnetë e vazhdueshme të thirrësve vehabist nëpër e evropë dhe kërkimi i të hollave nga xhemati pas çdo xhumaje, tregon qartë se prioritet i këtyre individëve është vetëm paraja./foltash/

Postime te ngjajshme