Përgjigjia europiane kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

CaptureJona Koprencka

Ekstremizmi dhe radikalizmi janë fenomene të jetes social-kulturore që e kanë shoqëruar njerëzimin gjatë gjithë historisë së tij. Në periudha të ndryshme të historisë këto fenomene kanë lujatur një rol të veçantë.

Bashkimi i disa shteve në Perandori, luftëra të vazhdushme me qëllime pushtimi patën ndikimin e tyre duke i lënë qytetarët gjithnjë e më shumë në konkurrencë mes tyre: cili është më i mirë, cili ka më shumë pushtet, cili vlen më tepër dhe për rrjedhojë të këtij krahasimi kanë ardhur edhe idetë mbizotëruse – të tipit ky shtet  është më i pasur, më i fuqishëm, më i vlefshëm, më me shumë ndikim, me kulturë dhe tradita më të pasura……. Rrjedhimisht nëse këto ide ushqehen më kalimin e kohës kalojmë në ekstremizëm dhe radikalizëm fetar, etnik ose kuluror të cilin e shprehim me gjuhën e urrejtjes me anë të së cilës hiperbolziojmë një faktor ose cilësi dhe shumëzojmë me zero ose injorojmë totalisht një cilësi tjetër.

Kontinenti europian duket se ka qëndruar larg fenomeneve si ekstremizmi dhe radikalizmi. I karakterizuar nga qëndrimet humane në përputhje me Konventat e të Drejtave të Njeriut, Europa ka qenë gjithnjë promotore e paqes dhe stabilitetetit. Falë pozitës gjeografike, por edhe dashamirësisë sociale e politike, duket sikur të gjithë duan të jetojnë këtu për kushtetet e mira dhe cilësinë e jetesës, në një kohë që edhe disa prej organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë gjithashtu të vendosura në Kontinentin e Vjetër.

11 shtatori 2001 shënoi datën kthesë të historisë të luftës globale kundër ekstremizmit dhe radikalizmit. Deri përpapa kësaj date këto fenomene i përkisnin Lindjes së Mesme dhe për aq kohë sa nuk kishin trokitur në Perëndim nuk ishin të mediatizuara. Por gjithçka mori një kthesë të furishme prej 360 gradësh.

Ekstremizmi dhe radikalizmi u trajtuan më së shumti nën petkun fetar dhe stigmatizimi ndodhi natyrshëm. Kontinenti Europian, për të cilin vlerat dhe të drejtat e individit janë më shumë sesa një prioritet, bëri më të mirën e mundshme në respketin e të gjitha religjioneve.

Grupi terrorist Isis që propagandon frymën e tij ekstremiste nën petkun fetar e shtriu aktivitetin e tij edhe në Europë. Këto sulme përhapën frymën ekstremiste dhe fondametaliste me bazë fetare. Por Europa nuk mund të binte pre e kësaj ideologjie dashakeqe në thelb të së cilës qëndron stigmatizimi me bazë religjionin, ndarjen e qytetarëve, ndarjen e kulturave, ndarjen e shoqërive. Liderët europianë dhe politologët kërkuan të bënin dallimin mes fesë dhe sulmeve terroriste.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ishte një nga përkrahëset më të mëdha të tubimeve të praktikantëve myslimanë në qendrat më të mëdha të Gjemanisë, të cilët më anë të daljeve masive në qendër të qytetit mbanin në duar pankarta ‘Not in my name (Jo në emrin time)’, me anë të së cilave tregonin distancimin e tyre nga sulmet në fjalë dhe ideologjia ekstremiste.

E njëjta situatë ndodhi edhe në Francë. Liderë të shumtë politik bashkë me krymenistrin e ri Emmanuel Marcon kërkuan qetësimin e jetës sociale, duke marr parasysh se një komunitet mjaft i lartë i praktikantëve myslimanë jetojnë prej dekadash në Francë. Myftiu i madh i Francës, Soheib Bencheikh, i bëri thirrje të gjithë praktikantëve të distancohen nga sulmet dhe fryma që ata duan të përhapin. Për më tepër ditë të hapura (open-days) u organizuan në xhamitë më të mëdha të vendit. Në këto aktivitete ftoheshin të gjithë qytetarët të shikonin së çfarë ndodh brenda në një xhami, cili është imazhi i vërtet i Islamit. Për muaj me radhë imamët në Francë gjatë ligjëratave të faljes së të premtës ligjëronin përpara praktikantëve për vlerat e Republikës.

Europa edhe një herë tregoi vlerat e saj qytetare, duke respektuar besimin e çdo individi dhe duke u larguar nga stigmatizimi. Liderët e saj e kuptuan që sulme të tilla kërkojnë vetëm ndarjen e dikurshme Lindje-Perëndim, por në globalizmimin e sotëm çdo gjë prek gjithkënd.

Këto vlera europaine nuk shihen vetëm në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm fetar. Ish dyshja Merkel- Hollande ishte iniciatorja e disa projekteve kundër frymës ekstremiste me bazë etnike dhe kulturore. Duke pasur një të kaluar pak problemtike (Francë- Gjermani) dyshja europiane Merkel- Hollande por edhe tashmë Merkel-Macron e kanë kuptuar se çdo gjë e mirë vjen vetëm nga bashkëpunimi dhe jo ndarja apo mesazhet e urrejtes ndaj njëri-tjetrit.

Postime te ngjajshme