Paratë e ndyta të ekstremistëve nuk mund ta blejnë shqiptarinë

finance-money-and-wealth-concept-dollars-flying-over-black-background_suu0opbil_thumbnail-full01Kosova e dërrmuar dhe shkatërruar nga lufta ishte një oazë e mundësive për ekstremistët, për të propaganduar ideologjitë e tyre të sëmura ekstremiste. Shumë organizata me buxhete milionëshe që shtireshin si humanitare, propaganduan ideologjinë vehabiste dhe atë të rrymave fetaro-politike. Shuma maramendëse u dhanë në propagandimin e ideologjive, që u përhapën përmes botimit të pakontrolluar të literaturës kinse islame. Ideologjitë destruktive u përhapën dhe u afirmuan në Kosovë, me para të ndyta, përmes së cilave u synua tru-shpelarja e popullit dhe çkombëtarizimi i shqiptarëve në emër të fesë. Ideologjitë destruktive dhe rrymat fetaro politike shtrijnë veprimtarinë të ndihmuar përmes shumave marramendëse të parave.

Thirrësit ekstremist janë njerëz që paguhen me shuma të larta parash, kurse popullata e pervuajtur për shkak të mjerimit manipulohen për të vepruar dhe sakrifikuar “për hirë të Allahut”, një klishe e përdorur kjo nga ekstremistët. Imamët ekstremist janë bërë milioner duke propaganduar ideologjitë destruktive anti shqiptare, kurse xhematit u predikojnë si të japin te holla për hirë të Allahut, të sakrifikojnë e të shkojnë ne xhihad për hirë të Allahut. Kurse ne themi se gjëja që duhet shqiptarët të bëjnë për Zotin dhe për vendin është kundërvënia ndaj ekstremistëve dhe çdo lloj ideologjie apo rryme fetaro-politike që e cenon vendin, kombin dhe të ardhmen e popullit tonë. Matrapazë e fundamentalistët mund të kenë para, por me ato para të ndyta nuk do të mund ta blejnë kurrë shqiptarinë.

Postime te ngjajshme