“Nusja” e ISIS-it dënohet me burgim të përjetshëm

101873005-safaa-mugshot-780x439_1533358916-3726634Safaa Boular është femra më e re që është dënuar nga gjykata britanike për planifikim të sulmeve terroriste në tokën britanike.

E reja pasi nuk arriti të udhëtoj në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist ISIS, planifikoi të ndërtonte një bombë artizanale që më pas do e vendoste më Muzeun e Londrës.

Nxënësja Boular në Siri donte të martohej me ushtarin e ISIS-it, por ai u vra nga një sulm ajror duke i prishur asaj planet.

18 vjeçarja për planet e saja ogurzeza kishte edhe mbështetjen e së ëmës dhe motrës të cilat poashtu ishin shumë të radikalizuara.

E ëma e ndihmonte në udhëtime gjatë planifikimeve të saj dhe i kishte blerë edhe thika, ndërsa motra kishte vazhduar planet edhe pasi Safaa ishte arrestuar.

Safaa Boular, para gjykatës u paraqit me “veshje perëndimore”, për t’i treguar trupit gjykues se ajo ishte penduar

Bashkë me të ëmën dhe motrën, të cilat gjithashtu ndodhen prapa grilave, përbënin celulën e parë të ISIS-it në Britani.

Bisedat me ISIS-in adoleshentja I kryente përmes mesazheve të koduara.

Një juri e dënoi atë sot me burgim të përjetshëm, me një afat minimal prej 13 vjetësh qëndrimi pas hekurave.

Avokatët e arsyetuan atë se kishte ndryshuar dhe se në gjykatë ishte paraqitur me “veshje perëndimore”, pasi ajo zakonisht vishej me mantel të gjatë dhe të mbuluar.

Por gjyqtari e përshkroi atë si një person që paraqet kërcënim të vazhdueshëm me pikëpamjet e saja./Telegrafi/

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/nusja-e-isis-it-denohet-me-burgim-te-perjetshem-564446/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Postime te ngjajshme