Nuk quhet pendim kalimi nga një ekstrem në një ekstrem tjetër

25593528_323331051515530_523378498_n Personat me të kaluar të shthurur dhe të errët që shfaqin tendenca për pendim dhe përmirësim të jetës së tyre, shpesh herë ndodh të përfundojnë si ekstremist fetar. Mendjelehtësia dhe euforia e disave që me shpejtësi të pastrojnë veten nga e kaluara dhe të shpaguajnë për mënyrën jo aq të ndritshme të jetës që mund ta kenë bërë më heret, i bënë disa të ndërmarrin hapa të ngutshëm e të pa menduar, duke synuar një reformim të shpejtë. Kështu që personat që më parë kanë bërë jetë të shthurur dhe kanë zhvilluar një karakter konform stilit të mëparshëm të jetesës, janë shtresa më e rrezikuar nga radikalizmi dhe ekstremizmi.

Personat e këtillë radikalizohen pa e hetuar këtë, ngaqë mendojnë se janë duke mësuar fenë dhe po veprojnë atë që thotë Zoti, a në fakt veprimet e tyre janë në kundërshtim të plotë me parimet islame. Kjo ndodhë ngaqë njohuritë e fetare islame të këtyre personave janë shumë të cekëta. Këta persona nuk kanë as njohuri themelore mbi Kur’anin dhe traditën e të dërguarit Muhamed. Andaj pikërisht kjo shtresë dhe këta individ janë nën thumbin e rekrutuesëve esktremist, të cilët shfrytëzojnë vullnetin e njerëzve për praktikim të fesë dhe mos njohurinë e tyre mbi fenë, në mënyrë që t’i radikalizojnë ata dhe t’i përdorin për sulme dhe terrorizim. Kjo ndodhë ngaqë rekrutuesit ekstremist nuk shkojnë të vetëvriten dhe ta rrezikojnë veten e tyre, por shfrytëzojnë të tjerët për ta bërë një gjë të tillë, përderisa vetë rrijnë nga larg dhe orkestrojnë terrorizimin e njerëzve të pafajshëm.

Mungesën e fesë në jetën e tyre të mëparshme dhe mos njohuritë mbi fene, këta persona mundohen ta kompenzojnë me egërsi, andaj edhe përfundojnë si terrorist. Personat me të kaluar të shthurur dhe ata pa të kaluar fetare, janë të përshtashëm për indoktrinim dhe radikalizim, andaj edhe ekstremistët e shfrytëzojnë këtë për t’iu bërë shpëlarje truri. Këta persona që duan ta normalizojnë jetën e tyre përmes fesë, shpesh herë nuk kanë askë që të konsultohen dhe nuk kanë dikë të paanshëm që t’i udhëzoj ata drejtë mësimeve të mirëfillta fetare islame. Kështu që ekstremistët mund t’ua mbushin veshët me çfarë duan ata vetë. Personat që sapo kanë nisur të praktikojnë fenë, janë të etur për miratimin e të tjerëve, ngaqë ata mundohen të integrohen në një komunitet ku nuk kanë qenë pjesë e tij më herët. Andaj edhe mundohen që me bindje dhe dëgjueshmëri të bëhen të pranueshëm dhe besimtarë të dëshmuar. Me fjalë tjera, ata përpjeken të tregojnë se ata e kanë vendin aty.

Personat që duan të pendohen, që duan ta përmirësojnë jetën e tyre dhe që duan ta gjejnë Zotin, duhet t’i referohen burimeve të fesë dhe njohësve të mirë të saj, e jo ta marrin fenë nëpër bodrume e internet dhe nga persona jokompetent e oportunist. Imamët dhe thirrësit ekstremist e keqpërdorin besimin dhe vullnetin e besimtarëve dhe i shohin ata vetëm si marioneta që tentojnë t’i shfrytëzojnë për realizmin e qëllimeve të tyre të sëmura. Andaj i themi ‘PO’ islamit e Kuranit, por i themi ‘JO’ radikalizmit, ekstremizmit dhe instrumentalizimit të fesë për përfitime personale apo për të dëmtuar të tjerët./foltash/

Postime te ngjajshme